Makina e së vërtetës/Yuri Kim: Ja si do luftohet krimi dhe korrupsioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga dita e sotme policia shqiptare do të ketë në dispozicion poligrafët apo ato që njihen ndryshe makinat e së vërtetës. 5 poligrafët janë certifikuar në Ministrinë e Brendshme ku Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të marrë në testim edhe kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Nga ana e saj, ambasadorja amerikane, Yuri Kim theksoi se ekspertët e poligrafit janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin.

“Jam shumë e kënaqur për të certifikuar suksesin e 5 studentëve. Instruktorja e tyre ka vlerësuar në mënyrë të përsëritur përkushtimin e tyre dhe disiplinën. Është një moment i rëndësishëm në jetën e të diplomuarve por edhe një moment i rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Shqipëria ka ligjin e ri, ligjin e SPAK që kërkon që të gjithë punonjësit e BKH t’i nënshtrohen poligrafit.

Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, një tjetër mundësi për të forcuar shtetin ligjor. Jemi këtu për të përuruar edhe njësinë e poligrafit në SHÇBA. Kjo njësi do fillojë të kryejë kontrollin e kandidatëve për drejtimin e BKH”, deklaroi ambasadorja Kim.

Yuri Kim shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndalen këtu por do të vazhdojnë të japin ndihmën e tyre me mjete shtesë më luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

SHBA-të qëndrojnë me qeverinë shqiptare për të larguar korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Dua t’iu them të diplomuarve ‘unë besoj tek ju’ dhe dua t’i them popullit shqiptar ‘unë besoj tek ju’”, tha Kim.


Të fundit

Belind Këlliçi viziton Uashingtonin/ Takohet me kongresmenin e Miçiganit

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington DC ku është...

Politikanët akrep të kenë kujdes/ Do t’i ndodhë diçka me ligjin në shkurt

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë këtë të mërkurë parashikimin e yjeve për muajin shkurt. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka ndarë detaje për...

EMRAT/ Me pistoletë dhe kokainë në makinë, prangosen dy persona në Tiranë

Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion...

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023/ Ku renditet Shqipëria

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më...

Pse për numerologët dita e nesërme është kaq fatsjellëse, ja çfarë duhet të bëni

Që nga 22 janari, të gjithë planetët po lëvizin drejtpërdrejt (pra, asnjëri prej tyre nuk është në prapavijër), dhe me hyrjen në muajin shkurt,...

Lajme të tjera

Web TV