Si u vra në Laprakë Griselda Gjikola, dosja në Gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e Griselda Gjikolës, ngjarje e ndodhur dy vite më parë në Laprakë. Sipas të dhënave bëhet me dije se dy personat që janë vënë nën akuzë për atë ngjarje do të jenë edhe personat që do të gjykohen në bazë të dosjes, kur Robert Përpepaj dhe shokui tij Ronald Muzhaqi do të dalin para gjykatës. Ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, teksa vajza po dilte nga një kafene tronditi Tiranën jo vetëm për mënyrën se si ndodhi krimi por edhe duke iu referuar personit që iu mor jeta, e cila ishte bërë e njohur rreth 3 vite më parë për një histori dramatike të jetës së saj. Sipas prokurorisë Përpepaj akuzohet për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”.

Në dosjen e prokurorisë është fiksuar konkretisht motivi e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe i plagosjes së Erjon Bengajt. Referuar materialit hetimor, rezulton se e mitura u qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Përpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht të renë. Vajza, sipas dosjes i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij. Disa ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, janë konfliktuar në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin, Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën! Në debat e sipër Erjon Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja dhe prej atij momenti Roberti nuk është parë më, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi. Përpepaj thuhet në materialin hetimor tentoi të vriste Saimir H., por plumbat e drejtuara në makinën i morën jetën 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj! n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  "Hiq dorë nga presionet", Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

 

Të fundit

Jo vetëm të shijshme, por a e dini se frutat e pyllit luftojnë disa sëmundje? (LISTA)

Frutat e pyllit janë një thesar i natyrës për shëndetin tonë. Ato jo vetëm që janë shume të shijshme,...

A do të bëjë aleancë me Sali Berishën? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar dy kushtet që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për të bërë aleancë me të. Ai theksoi...

A do të ketë reshje? Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në...

Vetëm 5% e qumështit që prodhohet në Shqipëri testohet, niveli më i ulët në rajon

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar...

Ekspertja e ekonomisë jep lajmin e rëndësishëm/ Pesë mënyrat për të rritur pensionin

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e re të pensioneve që pritet të ndryshohet pas 10 viteve. Zonja Hoxha ka renditur...

Lajme të tjera

Web TV