Dalja në një konferencë të jashtëzakonshme e oficeres së OFL-së me syze dhe kapele bëri shumë ‘zhurmë’ në rrjetet sociale.
Shumica e komentuesve u shprehën me nota negative për këtë gjest. Por, edhe për këtë veshje të “pazakontë” ka një bazë ligjore.
Gazeta Fjala foli me një nga ekspertët e sigurisë në Policinë e Shteti i cili sqaroi mirë situatën.
“Oficerja e policisë që doli në konferencë për median është pjesë e strukturës së ‘Operacionit Forca e Ligjit’ ose si njihet me shkurtim “OFL”.
Fshehja e identitetit duke mbuluar fytyrën është një normë ligjore e përcaktuar me ligj për të gjithë agjentët e policisë që janë të angazhuar në operacione speciale me rrezikshmëri të lartë.
Të njëjtën gjë bëjnë edhe agjentët e “SHISH” apo të “SHIU-t” kur bëhet fjalë për operacione të rëndësisë së veçantë me rrezikshmëri të lartë,” sqaroi eksperti i sigurisë në Policinë e Shteti.
Pavarësisht bazës ligjore, në faqen e Policisë së Shtetit në “Facebook” shohim komente nga më të ndryshmet për maskimin e agjentes.
“Hiqi syzet per Respekt se perfaqson ligjin . Policiaaaa”, shkruan një qytetar.
“Prandaj nuk paska funksionuar ligji deri me sot,se ju paskan munguar syzet”
“Vetem ju Po ju shoh me syze ne konference per media”, shkruajnë të tjetër. /Fjala.al