Mbaron mbledhja e Barcelonës, merret vendimi për çështjen Messi-Abidal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbaruar mbledhja me dyer të mbyllura e klubit të Barcelonës dhe duket se të gjitha palët kanë dalë të kënaqura.

Pas replikave të yllit të skuadrës, Lionel Messit me drejtorin sportiv të Barçës, Eric Abidal mediet kudo në botë filluan të raportonin për shkarkim nga detyra të këtij të fundit, ose një largim të mundshëm të argjentinasit.

Mësohet se mbledhjen e zhvilluar sot presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka kërkuar që Messi dhe Abidal të pajtohen me njëri-tjetrin. Madje mësohet se nuk do të merret asnjë masë që ka të bëjë me pezullim apo shkarkim të asnjërit prej tyre.

Kujtojmë se në një intervistë ditën e djeshme francezi kishte thënë se shkarkimi i Ernesto Valverdes ka qenë i detyruar nga lojtarët, ndërsa kapiteni i skuadrës i ka kërkuar përmes një postimi në rrjetet sociale që të mos flasë për të gjithë,por të japë emra konkretë./Fjala.al/

Të fundit

Rama: Për Veliajn kemi dhimbje personale, drejtësia duhet të bëjë punën e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste ndjen dhimbje personale për Erion Veliajn, por theksoi se drejtësia duhet...

Von der Leyen dhe Plenkoviç diskutojnë për Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe BH

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u takua sot ”me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç për të diskutuar mbështetjen tonë për Ukrainën, sigurinë...

‘Parku i Besimit’ në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit

Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një park që është pagëzuar si Parku i Besimit dhe që parashikohet të ndërtohet...

A e blen paraja lumturinë?/ Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy...

Personat që e kalojnë pensionin jashtë vendit kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar

Personat e dalë në pension që shpërngulen jashtë vendit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndjenjën e vetmisë, ka zbuluar një studim. Sipas një hulumtimi...

Lajme të tjera

Web TV