“Krimi dominon jetën ekonomike në vend”. Kështu u shpreh në emisionin “Arena”, ish-presidenti Bujar Nishani.
Ai tha se ka lokale që janë të detyruar ta blejnë kafen nga një personazh i botës së krimit.
“Ata nuk kanë atë egërsinë që kanë pasur para të futen në burg. Por sot ata përsëri kanë një dominim mbi jetën e qytetarëve, sepse dominojnë jetën ekonomike.
Qysh nga shitja e kafes. Lokalet janë të detyruar ta marrin kafen me shumicë nga një personazh i botës së krimit.
Këta nuk e kanë atë dhunë mbi qytetarin me kallash në dorë që kishin dikur, por tani e kanë në një formë tjetër”, tha Bujar Nishani.