Brukseli vendos theksin francez në zgjerimin e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plani i paraqitur synon të kapërcejë ndarjet brenda Bashkimit Evropian, me dy anëtarët e saj më të fuqishëm, Francën dhe Gjermaninë.

Presidenti francez Emanuel Makron e kritikoi ashpër procesin e zgjerimit të BE-së dhe e bllokoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një samit të vitit të kaluar. Asokohe, ai e quajti sistemin aktual të çuditshëm dhe deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje të kthejë procesin nëse vendet kandidate anojnë nga çështjet kryesore, siç është rregulli i ligjit.

Komisioni dhe liderët e BE-së, si Kancelarja gjermane Angela Merkel, kanë nxitur një fillim të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke argumentuar se të dyja vendet e Ballkanit kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe se fuqitë e tjera (Rusia, Kina dhe Turqia) do të fitojnë ndikim në BE nëse blloku nuk vepron. Plani i ri i Komisionit është nëntitulluar “Një perspektivë e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor”. Një nëntitull reflektues, për faktin se të gjitha vendet në mes të bisedimeve të anëtarësimit dhe ato që shpresojnë t’i fillojnë në muajt dhe vitet që shtrihen përpara, janë të gjitha nga ky rajon. Oferta e Turqisë për anëtarësim në BE u bllokua, ndërsa sundimi i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan u bë gjithnjë e më autoritar. “Duhet të jetë një proces i drejtuar politikisht, ai nuk mund të jetë thjesht administrativ”, – u shpreh Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ky i fundit tha gjithashtu se një pjesë e mirë e propozimit kishte të bënte me ndryshimin e ekuilibrit midis elementeve të procesit të pranimit, sesa të rikrijimit të sistemit. “Duhet të merrnim pjesët dhe të përpiqeshim të krijonim diçka të re, – tha ai për “Politico”. – Ne kurrë nuk thamë se do të arrinim diçka krejtësisht të re”.

Plani pasqyron shumë nga kërkesat e Francës. Do të lejonte që anëtarët e BE-së të vendosin negociatat në pritje ose të vendosin se ato duhet të pezullohen, nëse një vend kandidat konsiderohet se ka ngecur apo se po rrëshqet përsëri për çështjet kryesore. Metoda e re gjithashtu do t’u jepte qeverive të BE më shumë fjalë për të gjykuar përparimin e kandidatëve drejt përmbushjes së standardeve të BE-së; një detyrë tani kryesisht në duart e Komisionit Evropian, i cili është akuzuar nga shtetet anëtare se është shumë optimist në vlerësimet e tij. “Duhet të jetë një proces i drejtuar politikisht, nuk mund të jetë thjesht administrativ”, – thaVarhelyi. Sidoqoftë, ai tha se qëllimi është të kemi një proces që duhet të jetë më i parashikueshëm. Komisioni thotë se vendet kandidate mund të përfitojnë para se të bëhen anëtare, nga rritja e fondeve dhe investimeve nga BE, si dhe nga integrimi më i madh në bllok. “Nëse ata janë gati, ne jemi gjithashtu të gatshëm të lëvizim më shpejt”, – tha Varhelyi. Është e paqartë nëse të gjitha vendet e BE-së mund të bien dakord për të gjitha detajet dhe të miratojnë planin e ri përpara një samiti të rregullt të liderëve muajin e ardhshëm, për të cilin Merkel tha se BE duhet t’i japë dritën e gjelbër për bisedime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe :  Me kufje

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor kanë shpresë për anëtarësim në BE. Serbia dhe Mali i Zi kanë qenë në bisedime për vite me radhë, pa asnjë perspektivë të afërt për t’u anëtarësuar në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpresojnë ende për dritën e gjelbër. Ndërkohë, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova klasifikohen si kandidate të mundshme nga Komisioni. Zyrtarët e Komisionit janë duke shpresuar që plani i ri të arrijë një ekuilibër midis kërkesave për ndryshim nga Franca dhe skeptikëve të tjerë të zgjerimit, siç janë Holanda dhe Danimarka nga njëra anë, dhe vendet si Gjermania dhe kombet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore nga ana tjetër, të cilët duan një angazhim i fortë për perspektivat e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Plani i ri përmban një tjetër element kryesor të shtyrë nga Parisi – theksin për sundim të fortë të ligjit. “Komisioni ka ndërtuar një urë të fortë për Francën. Ne po llogarisim në Paris që të shëtitet kjo urë, të bashkohet me konsensusin e BE dhe t’i hapë rrugën fillimit të bisedimeve të pranimit”, – tha një diplomat i BE-së. Plani në fjalë parashikon gjithashtu një udhërrëfyes për sundimin e ligjit për anëtarët e mundshëm dhe sqaron se asnjë kapitull tjetër i negociatave nuk do të mbyllet derisa të përmbushen standardet në këtë fushë. Varhelyi argumentoi se theksi mbi sundimin e ligjit nuk është vetëm për shkak të shqetësimeve franceze.“Është Parlamenti Evropian që e konsideron atë një përparësi,si dhe shumë vende të tjera anëtare, përfshirë këtu parlamentin kombëtar Bundestag dhe parlamentin holandez”.

Të hënën, ministrja franceze e BE-së, Amelia dë Montshalë, sinjalizoi mbështetje për qasjen e re. Por është e paqartë nëse Franca do ta pranojë planin ashtu siç është apo do të kërkojë ndryshime. “Jam optimist i kujdesshëm, – tha Varhelyi. – Unë u lumturova kur lexova mesazhin pozitiv nga Parisi, por ende mendoj se duhet bërë punë dhe nuk e marr si të mirëqenë që Parisi po e mbështet atë”.

Franca do të përballet me zgjedhjet lokale muajin e ardhshëm dhe qeveria e Makronit ka qenë prej kohësh e kujdesshme ndaj kundërshtarëve të ekstremit të djathtë. Kritikët e zgjerimit argumentojnë se kjo e fundit do të çojë në më shumë migracion dhe BE do të kërkojë kësisoj vetvetiu telashe, duke marrë më shumë anëtarë nga një rajon që dikur ka qenë skena e një seri luftërash dhe sot është e rrënuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

 Përkthyer nga Politico.eu

 

 

Të fundit

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundja virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga...

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Lajme të tjera

Web TV