Burri i shiti vajzën, historia e tmerrshme e gruas nga Fieri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liliana Dule, 46-vjeçarja nga qyteti i Fierit, ka kaluar dy martesa të dhimbshme nga të cilat ka sjellë në jetë katër fëmijë.

Në martesën e dytë, Liliana bie pre e trafikimit të qenieve njerëzore në shtetin italian.

Bashkëshorti i ri e nisi atë pa dëshirën e saj drejt shtetit italian duke e mashtruar se do të punojë si kameriere. Por, kur Liliana shkon në Itali dhe përballet me një realitet të frikshëm, e dhunojnë dhe e detyrojnë të punojë si prostitutë.

Pasi rikthehet në Shqipëri, ajo shkon të kërkojë vajzën e saj 3-vjeçare, të cilën e kishte lënë me të atin. Por, ish-burri kishte shkuar së bashku me vajzën në Greqi tek familja e tij dhe atje ai deklaroi në një media televizive se i ka humbur e bija.

Nëna 46-vjeçare vazhdon ende e kërkon të bijën e cila sot është 25-vjeçe. Liliana i është drejtuar emisionit “Me zemër të hapur”, ku tregon historinë e jetës e saj të dhimbshme, nga trafikimi i saj deri tek zhdukja e vajzës. Gjatë rrëfimit ajo tregon se ka dyshime që ish-burri i saj e ka trafikuar të bijën pasi kishte tentuar edhe herë të tjera.

Historia e plotë:

Liliana Dule: Burri nuk punonte, ika tek mamaja shtatzënë dhe linda djalin atje. Burrin e parë e kam marrë me dashuri. Të dytin ma dhanë të tjerët. Kisha një dhomë dhe ai vinte luante bixhoz tek ajo shtëpia. Disa herë i thashë “mos më sill njerëz më brenda, jam grua, dil përjashta”. Pas ca ditësh më sjell ca njerëz brenda, ishin shokët e ti. Ai i kishte sjellë të më shihnin mua nëse isha për andej apo jo, Ja kështu ishte puna. Ata flisnin me sy më njëri tjetrin. “Ik para më tha” pastaj do vij dhe unë. Duhet të punojmë se jemi fukarenj më tha. Ika me skaf me njërin në Itali, me atë më dërgoi.

Nuk mbaj mend ku zbrita, ikëm nëpër male, s’di ku na çuan. Aty gjeta një gocë tjetër. Natën e parë që vajta nuk dola se isha e lodhur. Natën e dytë hipa në autobus, na zbritën në rrugë. Kjo tjetra më tha: ti je budallaçkë fare, ca lokali thua do punosh, këtu në rrugë do punosh. Natën e parë punova se kisha frikë. Ai më tha: Më bëj lekët që më mori burri jot, pastaj do ikësh”. Qëndrova 3 muaj.

Sa fillova të kuptoja italisht takova njërin dhe i thashë “më ço në polici”. Ai më tha: jo s’do ikësh në polici, do të çoj në shtëpinë time”, unë kundërshtova. Më pas ai më mori, më çoi në traget, më dha dhe lekë.

Shkova në Lushnjë dhe kërkova vajzën. Ma kanë vjedhur në Greqi, tha burri. Ti më shite mua dhe fëmijën i thashë. Më thanë: ai i dha gocën një italiani, mori lekët”. Pastaj ka shkuar vetë në Greqi. Kur shkova në shtëpi më tha: pse u ktheve? Më lidhi në karrige, me tel më ka rrahur, më ra të fikët, më hodhi ujë, pastaj më zgjidhi. I thashë nga frika do iki prapë. Pastaj e denoncova në polici.

Lexo edhe :  “Ambicie të mëdha dhe punë të vogla”/ Të rinjtë kërkojnë jetë luksi në klipet e Noyzit

Ai u dënua shumë pak dhe s’di pse, vajza e donte atë më shumë se unë, s’di pse e bëri kështu. Familja ime ma ka afruar, vetëm se s’kishim lekë, ishim shumë hollë.

Refia, motra e Lilianës: U përlota se motra ka thënë aty gjëra që unë nuk i dija, s’më ka thënë shumë gjëra. Kur iku motra ime në Itali ai erdhi tek shtëpia ime në Roskovec. Lëre gocën i thashë se do e mbaj unë. Ai kthehet pas 2 javësh dhe do merrte vajzën, e mori pas disa debatesh, u nis për Greqi, atje dëgjojmë se kishte dalë në Tv dhe thoshte që më ka humbur vajza.

Liljana: Kunati im më ka thënë që ai e shiti vajzën. Ai ka tentuar dhe herë të tjera ta shesë vajzën.

Refia: Kur kam marrë vesh që vajza kishte humbur jam lidhur me njerëzit në Greqi, thanë që kemi dyshime se vajza është këtu. Më pas doja të lidhesha me ta në Fb, por më kanë bërë bllok. Nuk e mbaj mend fiks, por në vitet 97-98.

Nuriu, ish-burri në telefon: Në vitin 2000 i kemi bërë këto gjëra me shtet, ajo të bëjë ç’të dojë. Vajza ime është marrë në ‘97 nga disa ciganë grekë. Unë jam nis për Greqi me gjithë vajzën, u kapa nga policia greke një herë, u nisa prapë ndenja në Kastoria, aty rrinin ca ciganë grekë. Vjen njëri dhe më thotë “Do vish me ne në Athinë të punosh me hekura me ne”. Më thanë hajde me ne në punë vajzën lëre në çadër me gratë tona, më çuan shumë larg, i thashë policisë që s’po vijnë të më marrin e më mbajtën vajzën. erdhi policia bëra denoncimin ata kishin ikur që andej më kishin marrë vajzën. Më thanë në fillim që e kemi gjetur do i sjellim për ballafaqim, por s’mi sollën më. Plaku që ishte atje quhej Lluka po ishte shumë i moshuar ai kurse djali quhej Xhambo.

Në vitin 2000 u martova me tjetër bëra tre fëmijë, erdhi Liljana dhe më thotë “do vish të pimë një kafe”. Unë ika, bëra çfarë bëra, më tha, do vish të mbledhim familjen bashkë? Unë i thashë për mua nuk vlen më. Ajo u ngrit nga tavolina dhe pastaj shkoi në polici dhe më denoncoi sikur kisha shitur vajzën./Fjala.al

Të fundit

Të shtunën Meta përjashton Kryemadhin dhe grupin e saj, zbardhet axhenda

Zbardhet axhenda e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë...

“Opozita e shkatërruar”, deputeti Sula: Do dështojë në zgjedhjet e 2025-ës

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha se për fat të keq opozita është një “mozaik i paplotësuar”. Sipas tij, fakti që opozita është e...

VIDEO/ Një helikopter mbi shtëpinë e BBV, hidhen karafila nga qielli për Romeon

Një helikopter lëshoi karafila sot mbi shtëpinë e Big Brother, si surprizë për Romeo Veshajn nga vëllezërit e tij. “Të dua, vëllai im përgjithmonë. Më...

Reforma në Drejtësi dhe buzëqeshja e cinikëve

Nga Ben Andoni Ndërsa cinikët tanë (më së shumti politikanët) janë të pasur, kanë pushtet, të shpërfillin institucione, kanë mundësinë të merren me këdo dhe...

Ja sa feta bukë është e nevojshme të konsumoni në ditë për një organizëm të shëndetshëm

Disa njerëz priren ta teprojnë me këtë konsumimin e bukës kur ulen në tryezën e ngrënies. Nëse i përkisni kësaj kategorie, ndiqni këto udhëzime...

Lajme të tjera

Web TV