Enigma/ Debat në “Opinion”: Pse mban syze dielli zëdhënësja e OFL-së?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Opinion” që në hapje të siparit këtë të enjte, nisi me debat. Duhet ta mbulojë fytyrën me syze dielli apo jo, zëdhënësja e Operacionit Forca e Ligjit.

Këtu do të nisnin keqkuptimet e para mes të pranishme në panel, të cilët ishin ftuar për të folur mbi temën: “Emrat, kujt do t’i merren paratë?”

“Kryeministri bëri një sprovë për aktor. Prej 30 vjetësh ai ka luajtur rolin e tij. Por ka luajtur dhe role që ia kanë shkruar të tjetër. Tani po shkruan skenar. Kjo është pjesë betejës, ajo për publikun.  Kështu është dhe puna e syzeve të zëdhënëses së OFL-së. Po merremi me detajin por po harrojmë thelbin. Nga e hëna qytetarët shqiptarë janë të bindur që fqinji i tyre i pasur, njeriu që ngjiste një makinë 150 mijë euro sot e shikojnë si subjekt të këtij ligji”, tha analisti Lorenc Vangjeli.

Që të fsheh zëdhënësi, fytyrën është anti-propagandë. Nëse zëdhënësja ka frikë të rpaortojë për operacionin atëherë si duhet të ndihem unë si qytetar që flas për krimin“, tha Mark Marku.

“Janë dy forca që lejohen të mbajnë maskë, RENEA dhe Forcat Operacionale. Në rastin konkret kjo ka thyer dhe rregulloren e brendshme të policisë“, tha ish oficeri i policisë Erzen Breçani.

Plarent Breca, sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, u shpreh se syzet janë mbajtur për të fshehur në një farë mënyrë identitetin e zëdhënëses, sepse  në orët e para të sekuestrimeve ka pasur një risk të shtuar, dhe një masë e tillë vlente për të ruajtur pjesëtarët e operacionit.

Të fundit

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Lajme të tjera

Web TV