I vranë djalin për një karikues, ndodh mrekullia në familjen Mihali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në familjen e Pavllo dhe Fatmira Mihali ka ndodhur mrekullia. Ata kanë gjetur forcën për të lënë sadopak pas dhembjen që u shkaktoi vrasja e djalit të tyre, Marvit, për një karikues, dhe janë bërë prindër të një vajze, pak kohë më parë.

Është gazetari Bledi Mane, i cili njofton se Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo, ndonëse në moshë mbi 50 vjeç, janë bërë prindër të një vajze.

Postimi i plotë i gazetarit:

E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vrasja makabre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë?

Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar.

Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi plagët e vdekjes.

Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në varr nga plagët e vrasjes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakmarrje por për të përcjellë dashuri në një vend të plagosur nga qytetarët e tij…

Marvi Mihali u vra pas një përleshje mes të rinjve për një karikues më 31 korrik të 2017.  Sipas hetimeve, Marvi Mihali u godit me thikë dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.

Lexo edhe :  Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për...

Gjykata ka vendosur të dënojë me 12 vite burg Eugen Bitraj, vëllezërit Kridens dhe Marsel Allajn (në mungesë) dhe me 19 vite burg autorin kryesor Dejvis Bitraj, vendim me të cilin prindërit e Marvit nuk kanë rënë dakord, duke paralajmëruar apelimin e tij.

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV