Kush është ish-basketbollisti që i vendosën sot tritol në shtëpi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm një sasi e konsiderueshme tritoli shpërtheu në një banesë të braktisur në lagjen “Qafë Hardhi”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30, ndërsa u dëgjuan dy shpërthime të njëpasnjëshme pasi sasia e tritolit ishte e vendosur në vende të ndryshme.  Ndërsa shtëpia së cilës i është vendosur tritoli mësohet se është e Nikollë Arrës, babai i ish-basketbollistit Nikolin Arra.Sasia e tritolit ishte e konsiderueshme dhe si rrjedhojë edhe shpërthimet ishin të fuqishme. Por, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi prej pak kohësh familja Arra ishte larguar.

Ndërkaq, ish-basketbollisti Nikolin Arra, ishte larguar nga Shqipëria së bashku me familjen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka qenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë për shumë vite.Arra ka pasur probleme me drejtësinë kur në vitin 2016, ishte njëri mes 9 të arrestuarve si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave në Shkodër, por më pas u deklarua i pafajshëm nga gjykata për akuzat që u ngritën kundër tij.

Të fundit

Çudia e radhës/ Bleu telefonin online, nuk do ta besoni çfarë i erdhi në kuti (Foto)

Një grua ka paguar 1,500 dollarë pasi kishte porositur celularin e fundit iPhone 12, por u shokua kur i...

Covid-19 i merr jetën mësuesit të shkollës 9-vjeçare (Emri+Foto)

Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të drejtorit të shkollës 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz të Beratit, një tjetër arsimtar është shuar nga...

U tha se nuk do të vinin, Ministria Shëndetësisë: Pas pak mbërrijnë në Rinas mbi 15 mijë dozat e vaksinës Pfizer

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri. Fillimisht ministria njoftoi se ardhja...

Historiani zbulon letrat e rralla të babait të diktatorit, kush ishte në të vërtetë Alois Hitler (Foto)

Një historian gjerman ka pohuar se i ati i Adolf Hitlerit ishte autoritar, i fuqishëm politikisht, egoist si dhe kishte një ndikim të gjatë...

OBSH ngre alarmin: Ky virus do të rikthehet nëse ne…

Organizata Botërore e Shëndetit, përmes drejtorit të përgjithshëm të saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se numri i rasteve të reja me COVID-19 në...

Lajme të tjera

Web TV