Vrasja e Jan Prengës/ RENEA ‘zbarkon’ në Lezhë, kërkon trupin dhe autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të operacioneve për të kapur personat e përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjes së 49-vjeçarit Jan Prenga, RENEA ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës.

Forcat RENEA janë duke bërë kontrolle të shumta në Lezhë, i cili është qyteti i radhës pas atij të Shijakut dhe Shkodrës, ku dyshohet se ka persona të implikuar për pengmarrjen dhe vrasjen e 17 janarit të 2019.

Jan Prenga u rrëmbye dhe më pas mbeti i vdekur, për shkak të konflikteve të vëllait të tij në Angli, i cili mbajti peng sasinë prej 300 kg kokainë, ndërkohë që ajo i përkiste një shqiptari të burgosur në Ekuador, Dritan Rexhepajt nga Vlora.

Gjithashtu, RENEA vijon kërkimet për trupin e Jan Prengës, i cili deri më sot nuk është gjetur. Për këtë arsye, policia është duke kryer kontrolle edhe në Lezhë pasi kërkimet në Shijak nuk kanë dhënë rezultat.

Të fundit

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Ekspertët thonë jo! Nga tani mos qëndroni më zbathur në shtëpi, ja arsyeja e fortë

Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato nga këmbët tuaja. Kjo për shkak...

Nesër mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11.30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur...

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihet ende...

Lajme të tjera

Web TV