Automjetet/ Deri më 28 shkurt regjistrimi i pronësisë, ndryshe gjobë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Transportit Rrugor po përballet me fluks aplikimesh nga qytetarë që duan të bëjnë regjistrimin e ndryshimit të pronësisë së mjetit. Kjo pasi qytetarët që kanë blerë një makinë por nuk e kanë regjistruar në emrin e tyre, kanë afat deri më 28 shkurt për ta regjistruar ndryshe do të përballen me gjoba.

Në vetëm 2 javë numri i personave që kanë aplikuar për këtë ndryshim arrin në mbi 5 mijë.

Po ashtu i është dhënë mundësia të çregjistrojnë nga emri i tyre makinën shitësve. Kjo si një masë që i mbron ata nga abuzimet që mund të bëjë përdoruesi i mjetit.

Për çregjistrimin e pronësisë aktualisht kanë aplikuar vetëm 135 persona edhe pse rreziku që iu kanoset nëse blerësi nuk regjistron pronësinë është i lartë. Shitësi rrezikon të ngarkohet me gjoba nëse blerësi nuk paguan detyrimet pasi makina figuron ende në emrin e shitësit.

Nga ana tjetër DPSHTRR ende nuk ka një informacion se sa është numri i këtyre mjeteve që janë shitur por nuk janë regjistruar në pronësinë e përdoruesit.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV