Dialogu Kosovë-Serbi/ Zbulohet i dërguari special i BE-së, Merkeli jep OK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës, pritet edhe procesi i rifillimit të dialogut me Serbinë. Për rinisjen e bisedimeve, është angazhuar edhe vetë Angela Merkel, e cila ka sugjeruar të dërguarin special të Bashkimit Evropian në këto bisedimeve. Ai do të jetë  ministri i Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak.

Siç raportojnë mediat serbe, ai vjen në këtë post me sugjerimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila kështu do të angazhohej indirekt në mënyrë më të fortë.

“Tani është zyrtare, si udhëheqja shtetërore e Beogradit, ashtu edhe udhëheqja e Prishtinës janë të vetëdijshëm që Lajçak do të udhëheqë negociatat në të ardhmen”, ka thënë burimi në fjalë.Megjithatë, mediat serbe shkruajnë se kabineti i presidentit Aleksandar Vuçiç nuk është shprehur për këtë çështje. Ajo që e rrit edhe më shumë besueshmërinë e zgjedhjes së Lajçak është fakti se Mirosllav Lajçak, është ministër në largim. Lajçak është përzgjedhja e Berlinit. Po ashtu edhe Rusia nuk do të ketë asgjë kundër, pasi sllovaku ka mbaruar Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Lajçak është njohës i mirë i rrethanave në rajon dhe një politikan me përvojë, dhe tashmë ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme në rajon. Ai ka shërbyer si Përfaqësues Special i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë nga 2006 deri në vitin 2009 dhe ka punuar shkurtimisht në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm./Fjala.al/

Të fundit

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Lajme të tjera

Web TV