Kosova në kërkim të një vrasësi nga Peja: Na ndihmoni të kapim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Djali që shihni në foto është nga Peja. Është pinjoll i familjes Helshani dhe sot konsiderohet një ndër njerëzit më të kërkuar në Kosovë. Mbi të rëndojnë një sërë akuzash të rënda që kanë të bëjnë me vrasje e plagosje, ndërkohë që policia e Kosovës kërkon ndihmën e gjithë opinionit publik për ta gjetur. Ai është 45 vjeç dhe mendohet se fshihet në Kosovë. Por, Adem Helshani, është një nga personat që u bë objekt i një përplasjeje edhe në rrjetet sociale me njërin nga rivalët e fisit të tij duke i kërkuar që ai të dorëzohej pasi sido që ai do të vritej nga një djalë i familjes Kelmendi. E nëse kërcënuesi i tij u vu në pranga kohë më parë për këtë kërcënim e për disa akuza të tjera, Adem Helshani është i kërkuar në të gjithë botën për vrasje dhe për disa tentativa vrasjesh dhe plagosjesh.

Në njoftimin e shpërndarë sot thuhet se Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje e tentim vrasje. Bëhet fjalë për Adem Helshanin, nga Ozrimi i Pejës! Përmes një komunikate drejtuar medieve, Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se ka siguruar lejen për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”- thuhet në komunikatë. Mes dy familjeve Helshani dhe Kelmendi ka një hasmëri të frikshme. Janë me dhjetëra të vrarë dhe të plagosur mes palëve, ku përveç atentateve, vrasjeve të më shumë se disa personave, ata kanë përdorur edhe mina të telekomanduara kundër njëri tjetrit. Madje u tha se bëhet fjalë vrasës me pagesë nga Shqipëria të cilët janë përdorur për të kryer atentatet.

Të fundit

Numri i pensionistëve u rrit, por buxheti i shtetit po shpenzon më pak

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë...

Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi Shqipëria nuk mund të mbetet peng i asnjë ish-lideri dhe asnjë partie të shpartalluar, po ashtu dhe fatin e shqipëtarëve nuk mund...

Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën...

Familja e ish presidentit amerikan John Kennedy mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish-presidentit amerikan John Kennedy do të mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden. Me këtë...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë që kishte 6 muaj më...

Lajme të tjera

Web TV