Kur besohej se Mbret i Shqiptarëve do ishte Aladro, pinjolli i Kastriotëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fakte të panjohura më parë vazhdojnë të bëhen publike herë pas here. Kështu edhe rasti në fjalë. Gazetari Armand Plaka ka botuar se fundmi në profilin e tij në Facebook, këtë status që hedh pak më shumë dritë rreth një segmenti të historisë shqiptare.

Pallati i Princit Aladro Kastriota, në Jerez De la Frontera

***

1902. Atëherë kur besohej se Mbret i Shqiptarëve do të ishte një pinjoll i Derës së Kastriotëve, për të cilin më shume se 10 vite me radhë nga 1900-1912 ishte folur e shkruar aq shumë, saqë ky fakt merrej thuajse i mirëqenë.

Fotot dhe kartolinat me imazhin e tij, të shoqëruar nga flamuri i Skënderbeut, linin të kuptonin se ai ishte kandidati i padiskutueshëm për fronin shqiptar.

Rrugës gara solli me vete edhe kandidatë të tjerë; francezë, italianë, turq, shqiptaro-egjiptianë, madje Ismail Bej Vlora pati propozuar edhe vetë Presidentin e SHBA-së ( nëse ky i fundit do të dëshironte – thoshte Plaku i Vlorës), por Aladro Kastriota ishte padyshim më i lakuari, më i raportuari në mediat e huaja dhe fletoret shqiptare në diasporë e në Shqipëri, e nga tjetër në fund edhe më i abandonuari, duke vjelë edhe talljet e Faik Konicës, pasi ky i fundit e kishte mbështetur fillimisht ndërsa drejtonte Revistën ALBANIA nga Brukseli.

Kjo kishte bërë që të rritej papritur edhe interesimi i Spanjës (normalisht një nga fuqitë më të painteresuara dhe më neutrale për fatin e Shqipërisë) dhe shtypit spanjoll, i cili po e ndiqte fatin e tij me kërshëri, duke sjellë shpesh artikuj, intervista, reportazhe dhe analiza rreth “çështjes shqiptare”, sikurse na shfaqet në këtë artikull të 2 prillit 1902 në “Nuevo Mundo”.

Fotoja tjetër është marrë nga arkivat spanjolle dhe na shfaq shtëpinë apo Pallatin e Princit Aladro Kastriota, në Jerez De la Frontera, një qytet i vogël spanjoll në Provincën e Cadiz-it, në rajonin autonom të Andaluzisë në jugperëndim të Spanjës.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV