Mesazhe ngushëllimi për Nexhmije Pagarushën, shkruajnë Meta e Rama

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Këngëtarja e madhe e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët e saj. Menjëherë pas këtij lajmi kanë vërshuar dhe mesazhet e ngushëllimit.

Unë isha fatlum ta njihja nga afër dhe të ndaja me të shumë momente të bukura dhe të paharrueshme. Ajo nuk ishte magjike, vetëm në skenë dhe ekran, por në çdo moment të jetës së saj”. Kështu shkruan Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ne reagimin e tij.

Si një nga përfaqësueset më të mëdhaja të artit e muzikës, e nderuar dhe vlerësuar ndërkombëtarisht, me trashëgiminë e vyer që la pas, Nexhmije Pagarusha do të mbetet e paharruar për të gjithë ne”- shkruan Meta, duke u dërguar ngushëllime familjareve te saj.

Pas vdekjes së këngëtares së madhe ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj.

Prehu në paqe zonjë e madhe”, shkruan kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook.


Të fundit

“Sfidat e jetës të Seit Boshnjakut”

Promovimi i librit “Sfidat e jetës të Seit Boshnjakut” u krye me pjesëmarrjen e shumë intelektualëve të shquar dhe...

Dy vjet nga tërmeti/ Politika e përçarë edhe në fatkeqësi

Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Lulzim Basha dhe Edi Rama mbajnë qëndrime që përplasen me njëri tjetrin në sjelljen e realitetit...

15 marrëveshjet që u firmosën dje mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës janë mbledhur dje në Elbasan për të miratuar disa marrëveshje që lehtësojnë qytetarët e dy vendeve. Gjatë konferencës...

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Vijon ndikimi i motit të vranët edhe gjatë ditës së shtunë shoqëruar herë pas herë me reshje shiu edhe pse nuk do ketë sasi...

Sulmi me armë në Kosovë, Rama: Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga sulmi me armë në drejtim të autobusit në Deçan të Kosovës, teksa ka...

Lajme të tjera

Web TV