Thaçi për ndërrimin e pushteteve: Kosova e ka kthyer në traditë

113 563 lexime

77,497FansaPëlqeje

Kosova sot ndodhet në një situatë të re. Në Prishtinë pati një ndërrim krejt të butë të pushtetit edhe pse prej vitesh Partia Demokratike ishte fituese e zgjedhjeve. Presidenti Hashim Thaçi, i cili dikur ka drejtuar PD-në e Kosovës, i pyetur rreth kësaj teme në emisionin “A Show” , të drejtuar nga Adi Krasta,  i cili transmetohet në “T7”, tha:

Pas 12 vitesh në pushtet të Partisë Demokratike që kam udhëhequr dhe zhvillimeve dramatike në konsolidimin e shtetit, çdo herë pas 6 fitoreve të njëpasnjëshme, të përgjithshme e lokale, erdhi zhvillimi i fundit që dy parti të tjera dolën fituese. Kjo duhet respektuar.

Kam pritur Albin Kurtin në zyrë,  dhe i kamë dhënë mandatin për të formuar qeverinë. Kosova ka një traditë të transferimit të pushtetit krejt korrekte e transparente. Proces krejt normal. Edhe që partitë me spektër të ndryshëm në filozofinë politike, të bashkëpunojnë kjo është çëshjta e tyre. Dhe një gjë e tillë ka ndodhur në shumë vende të Evropës. Ne kujtojmë në demokraci. Lideret si kudo në botë kanë dallime. Kjo është krejt normale”.

Thaçi, ka folur për herë të parë për vendimin e Vjosa Osmanit për zhvendosjen e fotografisë së tij nga zyra e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Sjellja e kryetares së Kuvendit duhet të jetë në raport me institucionet dhe me ligjin. Të gjithë duhet të jemi shembull të sjelljes institucionale, dhe jo të sjelljeve të inateve politike, apo sjelljeve artificiale, me pretendim elektoral.

Njeriu kur e merr përgjegjësinë institucionale, shtetërore, prioritet e ka respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve.

Nuk dëshiroj të merrem me personin në fjalë. Më së paku sjellja joinstitucionale i takon partisë që ajo i takon, dhe filozofisë së presidentit Ibrahim Rugova”, u shpreh Thaçi.

Të fundit

E rëndë në Pogradec, 44-vjeçari vret me thikë të ëmën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec. Një person me probleme mendore ka vrarë me...

75 vjet nga bombat në Hiroshima dhe Nagasaki, ja çfarë shkruan studiuesja Albana Lifschin

Sot bëhen 75 vjet që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën bomba atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9...

Kujtim Majaci, kosovari që u bë ikona e futbollit fierak

Gazetari sportive Adriatik Riza Dosti ka kujtuar një prej legjendave të futbollit shqiptar, Kujtim Majacin. Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”, Dosti deklaron se...

FOTO/Një zjarr masiv përfshin një fasoneri në Skrapar

Një zjarr masiv ka përfshirë një fasoneri pasditen e sotme në Skrapar. Fatmirësisht të gjithë punonjësit kanë arritur të dalin jashtë dhe nuk raportohet për...

VIDEO/Kapja e rreth 4 ton droge në doganën e Bllatës, policia jep detajet

Policia ka dhënë detajet e kapjes së një sasie të konsiderueshme lënde narkotike në pikën kufitare të Bllatës në Dibër. Uniformat blu bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV