Çuçi: Presim të nisim eksportin e mjaltit drejt Kinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bletaria do të mbështetet me fonde nga Skema Kombëtare edhe për vitin 2020. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ndodhej në Korçë në fermën më të madhe të vendit dhe rajonit për prodhimin e mjaltit, “Morava”.

“Edhe sivjet ne do subvencionojmë nga Skema Kombëtare sektorin e bletarisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm, jo vetëm për faktin se mjalti është një produkt kaq i domosdoshëm për njeriun, por bleta shkencërisht është nga qëniet më të rëndësishme rruzullin tokësor”, tha ministri Çuçi.

Një zhvillim tjetër pozitiv për sektorin e bletarisë në vend është hapja e eksportit me Kinën. Ministri Çuçi tha se kjo është një mundësi e madhe për bletërritësit tanë, që duhet të shoqërohet gjithashtu edhe me rritjen e prodhimit vendas.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë e Kinës për të hapur eksportin e mjaltit drejt këtij vendi. Pasaporta jonë ka qenë “Morava” në këtë drejtim. Presim vetëm një çertifikim të fundit nga autoriteti përgjegjës donagor i qeverisë së Kinës për të filluar direkt me eksportin e mjaltit shqiptar. Kjo do të hapte mundësi akoma më të mëdha për ta zgjeruar prodhimin e mjaltit në vend”, tha ministri Çuçi.

Në VKM-në e miratuar së fundi në qeveri për fondet e Skemës Kombëtare, parashikohet subvencionimi me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere. Ulja e këtij numri nga 100 në 50 koshere është bërë që vitin e kaluar, me qëllim për t’i dhënë një tjetër nxitje zhvillimit të këtij aktiviteti. Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme. Mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës  dhe klimës që ka vendi ynë.

Të fundit

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish...

“Më kërcënoi”, Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të...

Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”

Suksesi i dy ekipeve shqiptare në Evropë, Egnatias dhe Dinamos, mori përgëzimet edhe nga kreu i FSHF-së Armand Duka: “Kjo është një arritje e rëndësishme...

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Lajme të tjera

Web TV