Koronavirusi/ Raportonte nga Wuhani për gjendjen reale, zhduket gazetari kinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarët kinezë Chen Qiushi dhe Fang Bin, kanë shërbyer si sy dhe veshë të botës brenda epiqendrës së përhapjes së koronavirusit, në qytetin Wuhan. Duke u paraqitur direkt përmes telefonave mobilë, ata ofronin të dhëna se si është gjendja reale atje.

Shumë prej atyre videove u postuan në Twitter dhe u ripostuan në YouTube. E tani, njëri nga ta është zhdukur, raporton “Bloomberg”.

Që nga ora 19:00 e së enjtes, Cheni nuk dihet se ku është. E Fangu, i cili ishte i heshtur në pjesën më të madhe të së premtes derisa postoi një video në mbrëmje, më parë ishte ndaluar shkurtimisht nga autoritetet për videot e tij me kufomat në spital.

Kur ai incizoi momentin dramatik kur njerëz me rroba anti-virus thyen derën e banesës së tij dhe e vendosën atë në karantinë, kjo gjë nxiti me qindra komente që kërkonin nga autoritetet ta lironin atë.

Duke qenë se qeveria kineze i kontrollon skajshëm rrjetet sociale në vend, Twitter ka dalë të jetë destinacioni për banorët lokalë që kërkojnë informacione mbi përhapjen e virusit. Zyrtarisht është i ndaluar në vend, por shumë njerëz e tejkalojnë bllokadën dhe i qasen platformës përmes rrjeteve virtuale private.

“Shumë më shumë aktivitet ka në Twitter sesa në Weibo apo WeChat”, thotë Maya Wang, hulumtues i lartë kinez në “Human Rights Watch”.

Chen, që ishte një prej më të zëshmëve për këtë fatkeqësi, për shumë ndjekës të tij është bërë burim për fakte të vërteta rreth epidemisë. Banorët lokalë të Wuhanit kanë publikuar disa prej pamjeve më të tmerrshme të epidemisë, përfshirë fotografi të kufomave të patrajtuara, pakënaqësi mes pacientëve të karantinuar në spitale dhe polici që trokasin në dyer për të zbatuar censurën.

Lexo edhe :  Plakja e popullsisë, Japonia nuk prodhon më pelena për fëmijë, por vetëm për të moshuarit

“Bloomberg News” nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur autenticitetin e atyre videove.

Ndërkaq, siç raporton “MailOnline”, zhdukja e Qiushit vjen në kohën kur doktori hero 34 vjeçar kinez, Li Wenliang, i cili dha alarmin për koronavirusin, u shpall i vdekur pasi u tha se ishte prekur nga sëmundja teksa po i trajtonte pacientët në Spitalin Qendror të Wuhanit.

Nëna e tij ka postuar një video u bën thirrje për kthimin e tij të sigurt. Një mik i tij ka thënë për CNN: “Jemi të brengosur për sigurinë e tij fizike por edhe të brengosur se derisa është i zhdukur mund të infektohet me virusin”. 

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV