Pronat/ Fondi arrin në 700 milionë lekë, kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Infrastrukturës do të paguajë 700 milionë lekë për kompensimin e pronarëve të cilëve u merret prona për ndërtimin  e veprave infrastrukturore. Në vitin 2020 është parashikuar që kostoja e shpronësimeve të jetë 300 milionë lekë, ndërsa për vitin 2021 do të jetë rreth 400 milionë lekë. Llogaritja është kryer në bazë të projekteve që ka ministria për ndërtimin e veprave infrastrukturore gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës në planin 3-vjeçar të saj bën të ditur edhe të dhënat në lidhje me shpronësimet. Sipas ligjit në fuqi pronarët që u merret toka për ndërtimin e rrugëve apo veprave të tjera infrastrukturore kompensohen në bazë të vlerës së tregut për pasurinë e tyre. Autoriteti Rrugor Shqiptar që është institucioni përgjegjës për këto shpronësime duhet fillimisht të kryejë pagesën për pronarët që preken nga vepra dhe më pas të nis punën për zbatimin e projektit. Nga ana tjetër personat që u merret prona duhet të provojnë me dokumente që janë pronarët legjitim të sipërfaqen takuese ku do të zbatohet projekti për të marrë edhe kompensimin financiar.

 

Shpronësimet 700 milionë lekë

Në vitin 2020        300 000 000 lekë

Në vitin 2021        400 000 000 lekë

Të fundit

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së...

Protesta para bashkisë së Tiranës, Meta: Kjo është opozita e vërtetë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetin e tij social "facebook" ka postuar foto nga protesta që mbajti sot opozita para bashkisë...

Lajme të tjera

Web TV