Skandal në Korçë, lojtarët e Bylisit tentuan të dalin nga fusha pas penalltisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në ndeshjen midis Skënderbeut dhe Bylisit në qytetin e Korçës.

Në takimin që momentalisht është duke u kryesuar nga korçarët ka pasur përplasje dhe në minutën e 68-të të lojës ka ndodhur një rast në zonën e mallakastriotëve që u konsiderua penallti.

Vendimi i arbitrit ka tërbuar lojtarët e Bylisit dhe presidentin Besnik Kapllanaj, i cili i ka kërkuar skuadrës të dalë nga fusha, ndërsa më pas trajneri Dovedan ka debatuar me Pollozhanin, teksa pjesa më e madhe e lojtarëve të ka ndjekur urdhrin e kreut të klubit.

Ndër ta vetëm tre lojtarë kanë qëndruar për të mbrojtur zonën bashkë me portierin Hidi, duke larguar një gol të sigurt në këto minuta amullie totale.

Kjo ngjarje ka acaruar së tepërmi edhe trajnerin e Skënderbeut, Dajën, i cili është tejet i nxehur dhe ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së kolegut të tij, teksa situata është qetësuar pas disa minutash dhe takimi ka rifilluar.

Rikujtojmë se presidenti i Bylisit është pezulluar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe nuk dihet ende se çdo ndodh pas serisë së sotme./Fjala.al/

 

Të fundit

Gjendet e pajetë në banesë adoleshentja, ‘ngrihet në këmbë’ grupi hetimor

Një 17-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Adoleshentja raportohet se është gjetur e pajetë...

Dhjetëra të vdekur nga i nxehti ekstrem në Meksikë

Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm...

Rita Lati zbulon parodinë që e bëri të famshme (Video)

Rita Lati ka ushqyer me humor publikun shqiptar prej dekadash, duke shkruar emrin e saj krah aktoreve më të dashura. Në fillimet e saj u...

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri?

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm  vendet e...

1 në 5 adoleshentë, obez/ Shkak kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik

Raporti i fundit i hartuar nga organizata botërore e shëndetësisë në europë përfshirë edhe Shqipërinë ka nxjerr në pah se shifrat e obezitetit janë...

Lajme të tjera

Web TV