Bota është paralizuar nga koronavirusi vdekjeprurës i cili i ka marrë jetën shumë personave. Pamjet e mëposhtme tregojnë një fragment nga realiteti në të cilën ndodhet sot Kina.
Chen Ying është një infermiere që ndihmon në luftimin e koronavirusit në repartin e izolimit të spitalit të saj në Hangzhou të Kinës. Për shkak të masave të rrepta të mbrojtjes një çift nuk është lejuar të takojë njëri-tjetrin për 11 ditë.
Në videon e mëposhtme shihet momenti kur ata do të ribashkohen më në fund, por vetëm nëpërmjet xhamit pasi ata nuk mund ta prekin njëri-tjetrin.
Çifti mund të puthet vetëm nëpërmjet xhamit. Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të martohen, menjëherë pasi ajo të largohet nga objekti.