E pabesueshme ajo çfarë ka ndodhur në Japoni, ku futbollistët e dy skuadrave gabojnë 9 herë rresht nga pika e bardhe e 11-metërshave. ‘Vissel Kobe’ ia doli ta fitonte Supekupën e Japonisë ndaj Jokahomas pas gjuajtjeve të penalltive. Mirëpo kjo sfidë do të mbahet mend për numrin e madh të penalltive të humbura se sa për rezultatin.
Gjatë gjuajtjeve të penalltive lojtarët e të dyja ekipeve gabuan plot 9 herë rresht. Ka qenë ikona e Barcelonës, Andres Iniesta, i cili është treguat i saktë, ndërsa ish-lojtari tjetër i Barcelonës, Tomas Vermalen, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ajo që të habit më tepër është fakti se shumë prej goditjeve preknin shtyllën ose traversën Megjithatë, skuadra e Iniestës arriti të qeshte e fundit në këtë betejë duke arritur të fitoje me rezultatin 2-3 nga raundi i penalltive. Takimi ishte tejet i fortë ndërsa ndeshja bashkë me shtesën përfunduan në paqe 3-3. n,k/fjala.al/