Historia e trishtë e Ferides: Si u njoha me babin dhe motrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Feride Tahiri, nga Kosova jeton prej vitesh në Gjermani. E ftuar në TVKlan ajo tregoi se kur ishte vetëm 3-javëshe ajo humbi nënën pasi pësoi një hemorragji. Babai i saj mbeti vetëm me dy vajzat, njërën 3 vjeçe dhe Feriden 3-javëshe.

Por duke qenë se babi i saj nuk mundej të kujdesej dot për to, vendosi që Feriden t’ia jepte komshies së bashku me të gjitha orenditë e shtëpisë në mënyrë që të kujdeseshin për të. Ai vendosi ta jepte në shtëpinë ngjitur në mënyrë që vogëlushja e tij mos të ndahej nga motra dhe ai.

Teksa Ferideja rritej nuk e dinte se shoqja me të cilën ajo luante çdo ditë ishte motra e saj.

Rrëfimi i plotë:

Ardit Gjebrea: Ti je e dyta?

Feride Tahiri: E dyta. Kur linda unë çdo gjë në rregull! I bëra tre javë, pas tre javësh mamaja ime kishe pësuar një hemorragji, një grykëderdhje të jashtëzakonshme, që mjekët e asaj kohe nuk kishin pasur mundësi ta kuronin dhe kishte vdekur nëna. Kur më vdiq mami, pastaj filloi ajo jeta ime. Babi mbeti ashtu vetëm, i verbër me dy goca, njëra 3 vjeç dhe tjetra 3- javëshe. Babai u detyrua t’i shpenzonte gjithë ato çfarë kishte, me pasuri, me plaçka të shtëpisë, të më jepte tek komshinjtë aty afër, që të më kishte dhe mua afër, mos më largonte larg shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Juve ju mbanin komshinjtë?

Feride Tahiri: Komshinjtë na mbanin! Me plaçka jepte babi im kolltuqet për një muaj, çfarë kishte i jepte nga një muaj, që të më mbanin. Babi e shikonte që s’më trajtonin si duhet, pastaj vendosi babi të më falte, të më birësonte me një familje, po aty komshi në rrugën tonë, që mos më largonte. E kishte pasur qëllim mos më largonte prej motrës dhe prej vetes dhe gjithmonë aty afër shtëpisë së vetë të më mbajë. Aty më mori një familje më birësoi, po pa dokumente, pa gjëra siç ka qenë. Si fjalë goje po ta jap, merre, rrite, është e jotja. Ata ishin një çift që s’kishin patur fëmijë kurrë dhe isha shumë e mirëseardhur aty. U bëra 3 vjeç, luaja me kalamajtë aty, luaja dhe me motrën time, por s’e dija që ishte motra ime, mendoja se ishte vajza e komshisë. Por motra ime ishte frymëzuar nga babi, që kjo është motra jote, afroje mos e lër larg.

Lexo edhe :  “Thoni mirupafshim Diellit dhe nxirrni xhupat”/ Nga nesër pritet që temperaturat...

Ardit Gjebrea: Sa vite kaluan kështu?

Feride Tahiri: Kaloi një kohë. Me motrën kur luanim, ajo çdo herë më fliste për babanë, më merrte me vete në oborr në shtëpinë tonë dhe thoshte kjo është shtëpia jonë, këtu kemi lindur ne, ky është babi. Unë isha shumë fëmijë dhe s’i kuptoja ato gjëra. Por më vonë fillova ta thërrisja dhe unë babi, nuk e di më afroi aq shumë, më thërriste gjaku, afërsia e tij. Kur isha afër tij e ndjeja veten më të lumtur se në atë familje. Kur isha në atë familje ku isha e birësuar, unë ikja dhe thoja do shkoj ta shikoj babin. Kur vinte mbrëmja dhe duhet të shkoja tek familja, shkoja e tërhequr, e trishtuar dhe po thoja pse s’po rri këtu? Fillova të rrija me motrën time, të flija. Më në fund babi i tha familjes birësuese, që vajza më thërret babi dhe e njeh motrën. Ka mundësi ta marr unë? Ata thanë patjetër është fëmija yt ne s’kemi vendosur ndonjë gjë.

Ardit Gjebrea: Dhe u ktheve?

Feride Tahiri: Dhe u ktheva tek babai!/Fjala.al

Të fundit

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së...

Lajme të tjera

Web TV