Vuçiç pret të takohet me Merkel: Askush s’mund të dalë me plan për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se pret që të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Presidenti serb ka theksuar se me Merkel do të diskutojë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, mirëpo ai nuk mendon se ka një plan të ri, siç është raportuar në media.

Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë: merre ose lëre atë”, ka deklaruar ai, raporton lajmi.net.

Të shtunën Merkel i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’u takuar në Berlin.

Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka thënë se Kryeministrin e ri e presin punë të vështira në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Po ashtu, sipas saj, sfidë e Kurtit mbetet dialogu me Serbinë.

Këto janë hapat kryesor në përforcimin e perspektivës Evropiane të vendit tuaj”, thuhet në letrën e Merkel drejtuar Kurtit.


Të fundit

Përroi kanceroz që ndan kapterët e ushtrisë me “civilët e pastërtisë”

Nga Leonard Veizi Edhe për këtë vit sezoni veror u mbyll. Me shi. Por a ishte i suksesshëm ky sezon, përsa...

Amnistia fiskale/ Rama u tregon “derën” ambasadorëve

Kryeministri Edi Rama ftoi trojkën e amabsadorëve në një takim për amnistinë fiskale, ku vetë nuk ishte i pranishëm por u dërgoi pjesën tekniko-politike,...

Amnistia fiskale/ Kim: Mos e bëni, rrezikoni BE-në, Rama i vendosur për ta kaluar

Kambanat e Juri Kim Kritikat për “paratë e pista” dhe qëndrimet për Berishën e Metën Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim është shprehur kundër amnistisë...

Horoskopi ditor, 30 shtator 2022

DASHI Përpiquni të qëndroni të qetë, sepse jo gjithçka shkon sipas planit. Në të kaluarën e afërt, në fakt, ka pasur disa diskutime dhe zënka,...

Lajme të tjera

Web TV