Bayern bën gati ofertën marramendëse për yllin Liverpool

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Bayern Munchin duket se ia ka vënë syrin njërit prej lojtare të trajnerit Jurgen Klopp.

Gjermanët duan që të marrin në radhët e tyre sulmuesin kryesor të “Reds” dhe për këtë arsye ata kanë gati një shifër prej 100 milionë eurosh për të blerë kartonin e tij.

Firmino po shënon vazhdimisht për ekipin e Liverpool dhe është njëri nga më kryesorët që skuadra e tij është në krye të Premier Ligës.

Deri më tani në këtë sezon 28-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 12 asistime në të gjitha garat e skuadrës së tij.

Megjithatë sulmuesi mund të largohet në fund të sezonit, pasi është bërë objektivi kryesor i Bayern Munich-ut.

Firmino ka një vlerësim shumë të lartë në Gjermani pasi edhe më parë ka qenë pjesë e Bundesligës dhe e njeh shumë mirë kampionatin.

Braziliani ishte për katër vite pjesë e Hoffenheim (2011-2015) para se të kalonte te Liverpool për 41 milionë euro.

Megjithatë vetë klubi anglez e vlerëson shumë 28-vjeçarin dhe vështirë se do ta lejoj largimin e tij, por bavarezët janë të vendosur për të provuar fatin nëse do të mund ta bindin kampionin e Evropës për të./Fjala.a/

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV