Më përdhunuan për 12 orë në moshën 14-vjeçare, vajza tregon momentet e tmerrit
25-vjeçarja, Rose Kalemba ka treguar historinë e saj të trishtë ku ajo ishte viktimë e një përdhunimi në moshën 14-vjeçare. Ngjarja ndodhi në qytetin Ohajo, ku ajo po bënte një shëtitje dhe më pas i kishte dalë në rrugë një burrë i cili e kishte detyruar të hipte në një makinë ku gjendej një burrë tjetër.
Ata e çuan atë në një shtëpi në anën tjetër të qytetit dhe e përdhunuan për 12 orë, ndërsa një burrë i tretë filmoi pjesë të sulmit.
Ajo ishte rrahur dhe goditur me thikë në këmbën e majtë, ndërsa një nga burrat i kishte treguar të tjera video me të tjera vajza që ata i kishin regjistruar. Duke e marrë sërish në makinë, ata e hodhën atë në një rrugë 30 minuta larg shtëpisë së saj. Ajo shkoi me pas me shumë vështirësi në shtëpi, ku tregoi gjithçka që i kishte ndodhur.
Një ditë më pas ajo ishte përpjekur të vetëvritej, por u shpëtua nga i vëllai. Disa muaj më vonë, disa bashkëmoshatar në shkollën ku ajo mësonte shpërndanë një vide dhe etiketuan atë.
E reja pa se ishte video e sulmit ndaj saj, e shpërndarë në një faqe porno. Ajo i shkroi një email faqes që të hiqte videon, por ata nuk e morën seriozisht, më pas Rose i shkroi një tjetër email, duke u hequr si një avokate dhe video u fshi pas disa minutash.
Ajo thotë se autorët e sulmit ndaj saj u kapën, por u dënuan vetëm për marrëdhënie për të mitur dhe jo për abuzim.