12 shtator 1998/ Vrasja e  deputetit, ja si doli në pritë Azem Hajdari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ka thelluar hetimin e tij emisioni investigativ “Top Story” rreth dosjes “Hajdari”, kjo jo vetëm përmes dokumenteve por edhe dëshmive të gjalla. Por si vazhdon rrjedha e ngjarjeve e cila çoi në ekzekutimin e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari…

Në 12 Shtator, në Tiranë do të mbërrinte Fatmir Haklaj. Ai shoqërohej nga Shefi i Rendit Jaho Mulosmani, shefi i qarkullimit Ismet Haxhia dhe Naim Çangu. Nga Tropoja, pjesë e eskortës së Fatmirit ishte edhe furgoni i Grupit të Gatshëm. Në Tiranë atë ditë kanë qenë edhe Halil Haklaj, dhe xhaxhai Elez Haklaj. Mendohet se ata kanë ardhur pikërisht me mjetet e eskortës së Fatmirit.

Gjatë ditës, Fatmiri u takua edhe me Izet Haxhinë, truprojën e kreut të opozitës Sali Berisha. Pikërisht, ky detaj do t’i kushtonte shtrenjtë Haxhisë që do të akuzohej si bashkëpunëtor në atë që njihet si vrasja e shekullit.

Azem Hajdari ndodhej në Fier atë ditë ku zhvilloi një miting. Më pas, ai u ndal në Lushnje për disa takime dhe diku nga pasditja ka mbërritur në Tiranë. Gjatë kohës që ishte në Fier dhe Lushnje, ai ka marrë disa telefonata që i kërkonin të kthehej në Tiranë. Në mbrëmje, Hajdari shkon në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike, në katin e dytë.

Rreth orës 21:00 aty afrohet një mjet tip Mercedez me targa të Vlorës. Pasagjerë ndodheshin Fatmir Haklaj, Naim Çangu dhe Jaho Mulosmani. Vetura kishte një fenelinë policie.

Siç më ka treguar Fatmiri ata kanë pritur një mik për ta takuar, ne kemi plot miq në PD edhe sot e kësaj dite, në këtë kohë del Azem Hajdari”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Në orën 21:13 minuta nga selia e PD-së del Azem Hajdari i cili merr drejtimin për tek mjeti ku ndodheshin Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu. Burime të ndryshme dhe dëshmitarë rrëfejnë se para se të dilte, ai kishte folur në telefon me dikë që i kishte kërkuar të dilte.

Sali Berisha mund ta ketë nxjerrë në pritë Azemin, duke pasur parasysh takimin e Azemit me babain, mund ta ketë kërcënuar i ka thënë ‘ke bërë marrëveshje me Haklajt’, e mund ta ketë detyruar të dalë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Ajo që është thënë nga dëshmitarë të ndryshëm është se dikush ka telefonuar në zyrën e Azemit për të njoftuar lidhur me një mjet të dyshimtë që qëndronte pranë selisë së Partisë Demokratike. Atë mbrëmje në selinë e demokratëve ndodhej edhe kryetari Sali Berisha, por nuk dihet nëse ai ka pasur informacion për mjetin e dyshimtë që lëvizte pranë selisë.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama ndan pamjet nga Shkodra: Pranverë në liqenin e kryeqytetit të Veriut

Nuk dihet as fakti se pse për të sqaruar këtë situatë, doli pikërisht Azem Hajdari. Në momentet kur po dilte nga selia, atij i bashkohen truprojat Zenel Neza dhe Besim Çerja që ndodheshin te një kafene aty pranë.

Një dëshmitar, do të deklaronte gjatë procesit se Azemi mbante në dorë një celular dhe dukej sikur sapo kishte mbyllur një telefonatë. Një tjetër person prezent, kishte pohuar se Azemi mbante në dorë një pistoletë me silenciator.

Në fakt, në vendngjarje, referuar dosjes zyrtare hetimore ishte gjetur edhe një pistoletë pranë viktimave. Prokuroria nuk e sqaroi kurrë nëse pistoleta i përkiste Azem Hajdarit, duke lënë të pazbardhur një moment që mund të tregonte shumë për dinamikën e ngjarjes.

Fatmiri tregoi që Azemi doli me pistoletë, erdhi në drejtimin tonë dhe shoqëruesit e tij ishin me armë automatike dhe s’kishte rrugë tjetër, dhe Fatmiri është kacafyt me Jahon e Naimin, nuk donin ta linin të dilte nga makina”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Kur Hajdari i është afruar automjetit, ai ka shkëmbyer disa fjalë me Fatmirin i cili më pas e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. Plumbat i marrin jetën në vend truprojës Besim Çerës ndërkohë Hajdari ndërron jetë pas disa orësh në spital. I plagosur lehtë mbeti edhe Zenel Neza.

Plumbat që dolën nga kallashnikovi i Fatmir Haklajt, gabimisht i morën jetën edhe mikut të tij Naim Çangu. Sipas motrës së Haklajve, Aishe Haklaj, e cila jep gjithashtu një intervistë ekskluzive për Top Story-n, rrëfen se vrasja e Naimit ndodhi pasi ky i fundit shkoi për ti bllokuar armën, në mënyrë që të ndalte plumbat mbi Hajdarin. Por Fatmir Haklaj është trembur për një moment dhe ka kujtuar se pas tij po vinte truproja e Azem Hajdarit. Për këtë arsye, është kthyer pa vëmendje dhe ka qëlluar me breshëri mbi Naim Çangun.

Më pas, Fatmiri e ka tërhequr deri te makina Çangun e plagosur dhe e ka transportuar drejt spitalit, ku ndërroi jetë disa orë më vonë. Vdekja e Çangut ishte një barrë e rëndë për Fatmirin. Arma e tij i kishte marrë jetën një prej miqve më të afërt.

Kur e kam pyetur për vrasjen e Azem Hajdarit, kur i thashë që more më qafë tjerët që kishte me vete, ai më është drejtuar, ‘kur një njeri të sulmon për ta marrë jetën çfarë do të bësh ti, do t’i ngresh duart lart apo do t’i thuash, këtu jam, vetëm bjeri këmbëzës’, dhe koka e tij është varur, dhe ndoshta gjysmë ore se ka ngritur”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklaj-ve.

 

Të fundit

Një “Engjëll” vdekje, ylli argjentinas që vriste gjithkënd me gjakftohtësi

Nga Leonard Veizi Atij i pëlqente aq shumë rreziku, sa mund të rrezikonte deri në fund pa iu dhimbsur asgjë....

20 Prill 1775/ Lind Philippe Pinel, themeluesi i psikiastrisë moderne

Për shkak të kontributeve të rëndësishme në klasifikimin e çrregullimeve mendore, mjeku francez është përshkruar nga disa si “babai i psikiatrisë moderne”.  Philippe Pinel,...

A ishin shirat e rrëmbyeshëm të Dubait të shkaktuara vërtet nga “mbjellja e reve”?

Po qarkullon gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale thashethemet se shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë në Dubai ditët e fundit janë shkaktuar...

Ku i ka rrënjët marrëdhënia e vështirë dhe (e rrezikshme) mes SHBA-së dhe Iranit?

Sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit e lë botën në pezull, sepse rrezikon të rindez rivalitetet e vjetra që nuk janë shuar kurrë...

“Shumë totemike dhe shumë aborigjene”/ Hyrja e Australisë në Bienalen e Venecias

Hyrja e Australisë në Bienalen e Venecias është një pemë familjare që shkon 65,000 vjet më parë Gjenealogjia e përpiktë e Archie Moore, të afërmit...

Lajme të tjera

Web TV