Atentati/ 800 metra rrugë e minuar për të asgjësuar Haklajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ka thelluar hetimin e tij emisioni investigativ “Top Story” rreth dosjes “Hajdari”, kjo jo vetëm përmes dokumenteve por edhe dëshmive të gjalla. Por si vazhdon rrjedha e ngjarjeve…

Kur lufta në Kosovë kishte përfunduar, strukturat e shtetit kishin objektiv rivendosjen e rendit në Tropojë. Fatmir Haklaj konsiderohej rrezik edhe nga të majtët në pushtet. Duket se rikthimi i tij në polici ishte më tepër për ta ekspozuar përballë kundërshtarëve.

Pas dy atentateve me mina, ai kërcënohet në radion e policisë nga një i afërm i kolonelit Hyka. Ky episod ndodhi në 31 Korrik dhe debati u dëgjua nga shumë efektivë të policisë së Tropojës. Nuk vonoi shumë dhe organizohet një tjetër atentat që për pak sa nuk i asgjësoi Haklajt me një goditje.

Në afërsi të Bajram Currit, në vendin e quajtur Brinja e Cërrnicës, minohet një aks prej gati 800 metrash. Lëndët shpërthyese ishin shpërndarë në 10 vatra zjarri, në një segment rrugor që shtrihej në një shpat të thepisur.

Autorët nuk aktivizojnë minën e parë, por të tretën, për ti futur në grackë Haklajt. Duke menduar se rruga kishte mina të tjera përpara, Hamdiu, Halili, Fatmiri dhe Feriz Kërrnaja kthehen pas, pa e ditur se autorët i kishin marrë të gjitha masat. Në ato çaste, ndodh shpërthimi i vatrës së dytë të eksplozivit që i merr jetën Feriz Kërrnajës dhe Halil Haklajt.

Fatmiri pëson dëmtime të rënda në kokë.

Hamdiu shpëton me gërvishtje të vogla. Në ato momente, ai hap zjarr me mitraloz drejt një kodre përballë nga ku mendonte se ndodheshin personat që aktivizuan minat.

Pas shpërthimeve, drejt vendngjarjes u nis një mjet i policisë me dy efektivë. Njëri prej tyre ishte Fatmir Daka, i njohur si njeri i afërt i Haklajve. Sapo afrohen në vendngjarje, mjeti i policisë përmbyset nga një shpërthim i fuqishëm. Me sa duket, autorët e pritës i kishin marrë masat që Haklajt të mos kishin mundësi të merrnin ndihmë.

I plagosur, Daka ecën në këmbë për 500 metra në drejtim të vendit ku ndodhën dy shpërthimet e para. Ai udhëzohet nga Hamdiu të marrë Land Roverin e blinduar dhe të çojë në spital Halilin që ishte ende gjallë.

Lexo edhe :  Dita e të Drejtës së Informimit, Veliaj: Tirana një nga qytetet më transparente

Pasi ecën vetëm pak metra ndodh një shpërthim i katërt që i plagos edhe më rëndë.Vëllai i dytë i Haklajve mbërrin i vdekur në spital. Duket se Halili e kishte parandënjë rrezikun që u kanosej si familje. Për këtë, ai kishte kërkuar nga vëllezërit e tjerë të largoheshin jashtë shtetit.

Gjashtë minat e tjera të paplasura u çaktivizuan më pas. Nuk dihet nëse autorëve u doli ndonjë problem teknik apo nuk i shpërthyen për të shmangur vdekjen e personave të pafajshëm që shkuan për ndihmë në vendngjarje.

Me vendosjen e minave treguan që nuk kishin guxim ti dilnin Fatmir Haklës ballë për ballë, nuk kishin burrëri ti dilnin e thonin, psh na e ke borxh e ta vrisnin, por minuan 800 metër rrugë ku mund vriteshin plot njerëz tjerë, ku u plagosën disa tjerë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Pasojat e shpërthimeve kanë lënë gjurmë që nuk janë zhdukur sot e kësaj dite. Këta shkëmbinj, janë shkëputur nga shpati në ngjarjen e 4 Gushtit të vitit 1999.

Ne, pjesëtarë e tjerë të familjes kemi udhëtuar me Halilin dhe Ferizin me trupat e tyre për Kërrnajë dhe kemi bërë varrimin e tyre, Ylli s’ka marrë pjesë në varrimin e tyre. Pas 2 javësh kam shkuar te Fatmiri, ku qëndrova 30 ditë në spital afër tij. Ai ëdo moment kërkonte Halilin dhe Ferizin”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Fatmiri ishte shndërruar në mit të vërtetë. Ai arriti ti shpëtojë atentatit të tmerrshëm me mina edhe pse u plagos rëndë në kokë. Familja kishte marrë një tjetër goditje të madhe me vdekjen e Halilit.

Nëna ka qenë shumë e lidhur me Halilin e u thotë mos më thoni që ka vdekur djali. Nëna s’ka mundur ta besojë që Halili kishte vdekur. I kishte ngjarë shumë dhe kanë qenë shumë të lidhur bashkë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Tashmë, Fatmir Haklaj duhet të llogariste edhe hesapet me drejtësinë.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV