Dialogu Kosovë-Serbi, Weller: Periudha më e mirë për njohje reciproke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kongresmeni Jerry Weller, thotë se është zë i tregut të lirë dhe nuk beson në tarifa, derisa bënë thirrje që Qeveria e Kosovës të fokusohet në politika që tërheq investime, rrisin eksportin dhe krijojnë vende të reja të punës.

Ai në një intervistë për KosovaPress, pas një ligjërate që ka pasur me studentët e kolegjit AAB, thotë se rritja ekonomike është shumë e rëndësishme për vendin.

Weller thotë se është zë i tregut të lirë dhe se nuk beson në tarifa, por shton se është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojnë përpara për të siguruar që ka një integrim të barabartë të të dy ekonomive.

Sa i përket paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se ndaj Serbisë do të vendoset reciprocitet në vend të taksës 100 përqind, Weller thotë se inkurajon trajtim të barabartë mes dy palëve për produktet që tregtohen më tej kurit.

Weller potencon se është periudha më e mirë që Serbia dhe Kosova të kenë njohje zyrtare. Ai thotë se Kosova ka një mundësi reale për të zgjeruar tregtinë e saj për shitjen e produkteve në SHBA, që do të ndikonte në rritjet e numrit të fabrikave dhe rrit numrin e vendeve të punës.

Të fundit

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore...

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind e udhëtarëve ka të ngjarë...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV