Franca dhe Belgjika u vënë ‘fshesën’ shqiptarëve që kërkuan azil

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia shqiptare vijon operacionet e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Gjatë mesditës së sotme janë riatdhesuar vullnetarisht 40 shtetas shqiptarë, 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero për shqiptarët.

Prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ. /Fjala.al


Të fundit

Gazetarja greke shpëton kotelen nga flakët, nuk e lëshon nga dora as gjatë transmetimit direkt (Foto)

Edhe gazetarët që raportojnë çdo ditë për situatën e zjarreve në Greqi përfshihen në punën e zjarrfikësve duke i...

“Tradita e burrneshave po vdes”/ New York Times artikull të veçantë për traditën shqiptare

Një traditë shekullore në të cilën gratë e deklaruan veten burra në mënyrë që të gëzonin privilegjet mashkullore po vdes pasi gratë e reja...

Vrau gruan se donte një burrë! Dalin fotot e “Emmanuelës”, transgjinorja që hyri mes çiftit në Greqi (Foto)

Gazetat greke  nuk e kanë lënë në heshtje, zbardhjen e misterit të vrasjes së gruas 20-vjeçare Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos në...

Eva Dumani në Al-Hawl! Mesazhet nga kampi: Po na rrahin shumë

Nënat dhe fëmijët shqiptarë brenda kampit Al Hawl po keqtrajtohen. Një mesazh tregon situatën brenda kampit, ndërsa një shtetase arabe, mike e Mentije Dumanit,...

Lajme të tjera

Web TV