Kryeministri Albin Kurti viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti viziton sot Tiranën zyrtare. Kjo është  vizita e tij e parë si kryeministër jashtë Kosovës. Gjatë vizitës, kryeministri Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Axhenda e kryeministrit Kurti:

Kryeministri Albin Kurti takim me kryeministrin, Edi Rama.

Vendi Pallati i Brigadave, ora 09:00

10:10- Konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vendi: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ora 10:45

Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti, Ilir Meta.

Vendi: Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ora 11:20

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti.

Vendi: Bashkia e Tiranës, ora 11:55

Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vendi: Selia e PD-së, ora 12:20

Të fundit

11 maji, SPAK mësyn në Bashkinë e Klosit! Shoqërohen zyrtarë dhe sekuestrohen celularë

Hetimet për krime zgjedhore vijojnë nga SPAK dhe agjentët e BKH-së ndërsa mësohet se pasditen e kësaj të marte...

“PD po reflekton për humbjen!”/ Belind Këlliçi: Nga unë i pari do të mbajmë përgjegjësi!

Anëtari i kryesisë së PD dhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, u shpreh se të gjithë kandidatët në listën...

Maduro: Mafia shqiptare po përpiqet të dëmtojë zgjedhjet në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur akuza të rënda ndaj një strukture të krimit të organizuar me origjinë shqiptare që, sipas tij, vepron...

“Berisha po bën gati pasardhësin, nuk është deputet!” Gazetarët nxjerrin sekretet

Raporti i AMA për fushatën elektorale zbuloi se PD dhe Sali Berisha kishin dominuar transmetimin e takimeve dhe publikimeve në media, me përqindje më...

20 mln euro në vit, trajneri i Interit largohet pas finales së Champions-it?

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, po joshet nga ideja për të provuar një aventurë në Arabinë Saudite. Arsyeja dihet, për disa miliona euro më...

Lajme të tjera

Web TV