Pele është në depresion, legjenda e futbollit ndodhet në gjendje të rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda e futbollit, braziliani Pele është në depresion dhe është shumë i turpëruar për të dalë nga shtëpia e tij për shkak të shëndetit të dobët, ka bërë me dije djali i tij Edinho.

Ish sulmuesi do bën plot 80 vjeç në tetor dhe duhet të bëjë një transplanto tjetër për ta ndihmuar atë të ecë.

Shumë nga paraqitjet e tij publike kohët e fundit kanë qenë në një karrocë me djalin e tij duke thënë se babai i tij nuk ka dëshirë të largohet nga shtëpia për shkak të turpit që ndjen.

“Pas një transplanti, ai është i brishtë sa i përket lëvizjes. Kjo i shkakton atij një depresion të caktuar, sepse ai nuk mund të ecë mirë, vihet në siklet, sepse nuk dëshirojnë ta shohin në atë gjendje.

Në përgjithësi, duke marrë parasysh moshën, ai po shkon mirë, por ai nuk mund të ecë normalisht. Ai ecën vetëm me ndihmën e një shoqëruesi.

Madje mund të them se është përmirësuar, sepse më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota. Ai gjithmonë ka qenë një figurë imponuese, ndërsa sot lufton që të ecë. Kjo e frikëson atë, e vë në siklet.

Ai ende ka vështirësi të lëvizë, për këtë arsye ai nuk dëshiron të dalë, të shihet. Praktikisht është gjithmonë në shtëpi dhe jeton pothuajse i tërhequr ”, u shpreh djali i Pele për Goal.com.

Pele u shfaq në karrocë me rrota në shortin e Kupës së Botës 2018 në Moskë, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

80-vjeçari është futbollisti i vetëm që e ka fituar 3 herë Kupën e Botës, duke u shndërruar në një legjendë të vërtetë.

Pele kaloi 18 vjet në Santos, duke bërë 1,281 paraqitje dhe duke shënuar 1.091 gola, megjithëse jo të gjithë ata erdhën në ndeshje zyrtare.

Lexo edhe :  Endrick i jep fitoren Brazilit ndaj Anglisë, “Luanët” bien në Wembley pas 21 ndeshjesh

Ai mbetet golashënuesi kryesor i Brazilit me 77 gola dhe konsiderohet një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave./Fjala.al/ Përshtati në shqip: Katerina Tafa/

 

 

Të fundit

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm,...

Ja si Inteligjenca Artificiale dhe kriza e burimeve njerëzore po ndryshojnë drejtuesit

Kriza e burimeve njerëzore po ndryshon mendësinë e drejtuesve shqiptarë në trajtimin e punonjësve jo më si pjesë të procesit, por si individë duke...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

Lajme të tjera

Web TV