Skandali me gazin lotsjellës, policia e Kosovës: E dhamë me huazim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skandali me gazin lotsjellës që u hodh për të larguar shqiptarët nga protestat që i organizonte opozita ka bërë që ditën e sotme të reagojë policia e Kosovës. Ata kanë pranuar se gazi lotsjellës është marrë në Kosovë dhe nuk ka qenë i ruajtur që në kohën e demonstratës së 21 janarit, por ata mohojnë ta kenë bërë kundër ligjit. Policia e Kosovës e pranon se bëhet fjalë për një huazim, huazim që nuk ndodh vetëm në dhënie marrje pajisjesh apo edhe armatimesh por edhe në shkëmbime përvojash dhe praktikash.  Policia e Kosovës ka konfirmuar vërtetësinë e lajmit të publikuar nga “Insajderi”, se gazi lotsjellës i përdorur nga policia shqiptare për të ‘shtypur’ protestat e opozitës janë marrë nga Kosova. Në një reagim për mediet, policia e Kosovës thekson se huazimi i gazit lotsjellës është bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve policore dhe kjo ka marrë aprovimin e dy ministrive kompetente. Policia e Kosovës pohon se është marrë mendimin e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, po ashtu dhe është dhënë pëlqimi i kompanisë që prodhon gazin lotsjellës.

Reagimi i Policisë së Kosovës

“Policia e Kosovës, përmes këtij informacioni zyrtar, informon opinionin publik dhe mediet lidhur me huazimin e gazit lotsjellës Policisë së Shtetit të Shqipërisë që është realizuar në vitin e kaluar. Huazimi i gazit lotsjellës fillimisht është bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve policore, si dhe mbi pëlqimin e realizuar nga të dy ministritë kompetente, ajo e Punëve të Brendshme dhe e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Në aspektin ligjor paraprakisht janë marrë mendimet pozitive edhe nga ana e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RKS-se dhe e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e kompanisë prodhuese të gazit lotsjellës.

Lexo edhe :  Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nis rindërtimi i skenës së krimit në Elbasan

Baza ligjore

Bazuar në procedurat e parapara ligjore, marrëveshjen e bashkëpunimit të hartuar mbi bazën ligjore, pëlqimin dhe autorizimin e ministrive kompetente, pëlqimin e kompanisë dhe mendimin pozitiv të zyrave ligjore, është bërë huazimi i gazit lotsjellës. Mbi bazën e bashkëpunimit ndërinstitucional, me shtetet fqinje në këtë rast jo vetëm me Shqipërinë, Policia e Kosovës shkëmben personel policorë, patrullime dhe trajnime të përbashkëta si dhe pajisje logjistike sipas nevojës. Policia e Kosovës, inkurajon mediet dhe gazetarët që para publikimit të informacioneve, t’i drejtohen policisë, për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informatave zyrtare, në mënyrë që të ketë informim të drejtë të opinionit publik, sepse të gjitha veprimet e ndërmarra janë realizuar sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Sipas asaj që publikoi dje “Insajderi”, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri. Gazeta ka zbuluar se Sandër Lleshaj, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, kishte gënjyer publikisht shqiptarët lidhur me blerjen e gazit lotsjellës. Kishte mbajtur fshehur faktin që ishte marrë huazim nga Policia e Kosovës e për pasojë ditën e sotme është kërkuar që kryepolici i Kosovës të dorëhiqet për shkak të këtij skandali. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Lajme të tjera

Web TV