Marin Mema përplaset me Ramën: Në katër shtëpi, shteti mban një. Hiq tvsh-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Marin Mema, pjesëmarrës në mbledhjen e katërt të Komitetit të Rindërtimit, ka kritikuar qeverinë për faktin se nuk ka hequr ende tvsh-në për materialet e ndërtimit. Rama ishte i pranishëm në mbledhje, ndërkohë që Mema u shpreh se tvsh-ja ishte premtuar të hiqej mbledhjen e fundit, por kjo nuk ka ndodhur.

“Duke qenë se ishim tek pjesa e zonave që nuk e gjetën veten në këtë prezantim. Ne kemi patur mundësinë që të komunikojmë edhe me ministrin e Rindërtimit për të bërë një propozim për zonën e Ishmit.

Për të bërë një propozim sa i takon krijimit të një qendre sigurisht duke respektuar parametrat që do të vendosen dhe për t’i dhënë dhe një mundësi asaj zone të ketë një zhvillim, qoftë edhe turistik në të ardhmen duke pasur parasysh që është një zonë që ka mundësi turistike për më tej.

Shqetësimi i dytë që kemi hasur, duke qenë se kemi nisur procesin e rindërtimit të paktën të katër shtëpive dhe një nga elementët që kemi problem është TVSH-ja e cila u deklarua që do të hiqen në mbledhjen e fundit.

U deklarua që do të hiqej TVSH-ja për materialet e ndërtimit, por në fakt rezulton që sot ajo akoma nuk është hequr dhe ne kemi këtë problem madhor, duke patur parasysh që për të paktën 3 javë ne do të dorëzojmë shtëpitë e para dhe i bie që në katër shtëpi shteti të mbajë një vetëm me TVSH-në”, u shpreh Marin Mema.

Të fundit

Qendër e re administrimi në Vaqarr/ Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat

Vaqarri do të ketë një qendër të re administrative. Kryeministri Edi Rama thotë se qendra do të operojë si...

Elon Musk zbulon se cili aktor duhet ta luajë atë në filmin biografik

Miliarderi Elon Musk gjatë ceremonisë së 10-të të Çmimit Breakthrough, mori një moment për të ndarë mendimet e tij mbi filmin biografik të ardhshëm...

Pse shkalloi Ilir Meta?

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Studimet konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Të apasionuarit pas kujdesit të lëkurës...

Nuk i dha 10 ditë raport mjekësor, pacienti bën për spital mjekun në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient. Ai kishte kërkuar 10 ditë...

Lajme të tjera

Web TV