Bruksel/ Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, prezantohet programi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë do të zhvillohet ditën e hënë, më 17 shkurt, në Bruksel Kjo Konferencë mblidhet pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar, i cili shkaktoi dëme të shumta në disa zona të Shqipërisë. Gjatë këtij tërmeti humbën jetën 51 persona, ndërsa dëmet llogariten 980 milionë euro. Rindërtimi kërkon rreth 1.08 miliardë euro.

Konferenca e Donatorëve në Bruksel do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se ishte optimist që ndihma, e cila do të vinte nga Konferenca e Donatorëve nuk do të ishte simbolike.

Në Konferencë pritet që të marrin pjesë mbi 100 shtete, por edhe Banka Botërore me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe organizata të tjera. Zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant sot dha më shumë detaje nga organizimi i Konferencës së Donatorëve ‘Bashkë për Shqipërinë’.

Në orën 14:15 Presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Edi Rama do të nënshkruajnë programin për mbështetjen e Shqipërisë lidhur me rindërtimin me një vlerë prej 15 milionë euro. Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në 14:30.

Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarčič do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp” tha zëdhënësia.

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV