Koronavirusi po vret çdo ditë, shkon në 1400 numri i të vdekurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi po vazhdon të vrasë, duke e çuar numrin e viktimave në 1380, megjithëse janë ulur rastet e të prekurve jashtë Kinës. Ndërkohë që në provincën Hubei të Kinës është rritur numri i viktimave dhe rastet e të infektuarve.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përjashtimi i vetëm ishte në një anije lundrimi në Japoni, ku u raportuan 44 raste të reja, duke e çuar totalin në 218 te prekur. Ndërsa  nuk pati ndonjë ndryshim të madh në modelin e vdekshmërisë ose ashpërsisë së koronavirusit.

Megjithatë, shifrat e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar totalin në 1.380 persona te vdekur.

Infeksionet totale u rritën me 5,090 në 55,748 raste në 13 shkurt, tha të Premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Shifrat e fundit nga Hubei regjistruan 116 vdekje dhe 4,823 raste të reja. Kjo është një rritje më e vogël se një ditë më parë kur pati një goditje me 240 vdekje të reja dhe afro 15,000 raste të reja.

Të fundit

“Ata që shqetësohen për takimet e mia me gratë, janë burra gjysmakë!”

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës në kuadër të fushatës elektorale, ka reaguar ndaj kritikave për fokusin...

Zemra e të rinjve e rrezikuar, kontrollet që duhen para çdo aktiviteti fizik

Problemet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë edhe në popullatën shqiptare. Stili i jetës dhe kequshyerja po kërcënon nga sëmundjet e zemrës...

Rriten vjedhjet e skuterave/ Eksperti: Burim aksidenti, të targohen, policia s’i gjobit

Monopatinat apo siç njihen ndryshe si skuterët elektrikë, kohët e fundit sa vjen e bien më shumë pre e hajdutëve. Thuajse çdo ditë në...

“Pensioniste me rrogë deputeti”/ Berisha ironizon deputeten socialiste (VIDEO)

“Po jetojnë pensionistët. Çfarë, po vdesin pensionistët? Asnjë s’po vdes. Po jetojnë që çke me të!” Kështu u shpreh një ditë më parë e...

Rama: Imagjino të dërgojmë bufin në Bruksel! Do u ngrejë tavanin atyre?!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, vazhdoi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit...

Lajme të tjera

Web TV