“Shën Valentini” i shqiptarëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Është 14 shkurt.

E ç’rëndësi ka si vdiq e për çfarë vdiq ai që i vuri emrin kësaj date. E rëndësishme mbetet që është festë dhe njerëzit kanë një mundësi më shumë argëtimi, pranë një njeriu të dashur.

Në një ditë të tillë që sa ndrin dielli në Tiranë plas ahengu. Njerëzit e veshur shik, zbarkojnë nëpër rrugë aq sa të duket se po shkojnë në “demonstratën e bukës”. Por në këtë rast nuk kanë të bëjnë me revoltën. Ata fillojnë e hedhin sytë nga ato dyqane që deri një ditë as ia kishin fërshëllyer fare. Janë dyqanet ku në vitrina ekspozohen gjithfarë të brendshme grash. Tanga, braziliane, zhartierë… dhe këmisha të tejdukshme tej e tej.

Aheng, jo shaka. Me def edhe gërnetë.

Elbasani ahengun me këngë, valle e potpuri e ka një muaj më pas, më 14 mars. Nuk është e njëjta festë. E vetmja lidhje mes dy datash që i ndan një muaj fiks është shifra 14. Për 14 prillin nuk e vë dorën në zjarr se kujt rreth i takon.

14 shkurti njihet si dita e të dashuruarve. Ca thonë që kjo ditë nuk ka të bëjë me dashurinë seksuale dhe festa që mbahet monopol, ka një sens më të gjerë. Flitet për dashurinë universale, hyjnore. E si e tillë u përket të gjithëve, të rinjve që u rri përpjetë, dhe pleqve që i kanë vënë kapakun.

Po çfarë është 14 shkurti?

Një ditë të tillë bota e njeh prej 1700 vjetësh. Shqiptarët kanë vetëm nja 30 vjet që e njohin. Se çfarë është bërë në këto treva ku flitej shqip, mes viteve 300, kohë kur Valentini si Shenjt u ngjit në zenith e u nderua me një bazilikë në vendin ku e ekzekutuan, e deri rreth viteve 1400, kur Arbërinë e morën nën “administrim” osmanët, nuk ka shumë të dhëna.

Për 600 vitet e fundit, në Shqipëri 14 shkurti ishte herezi. As kujtohej e as festohej. Madje ajo nuk ekzistonte si datë. Nëse mendoje që ta ringjallje nuk të digjnin në turrën e druve, por mund të të mbysnin në pus, sipas traditës që na erdhi nga Anadolli. Sepse të paktën 500 vjet tek ne ishte shtruar këmbëkryq Baba Dovleti. Ndërsa pas ikjes së tij na u shtri sa gjatë e gjerë Baba Stalini. Ai i kishte problem festat me nuanca fetare, dhe ne si shqiptarë shkuam më tej, u vumë kazmën të gjithave. Fiks siç na i do shpirti, nuk lëmë gjë pa shkatërruar. Këtu nuk ka burrë në botë që na i merr.

Lexo edhe :  Si u pushtua Shqipëria nga Italia fashiste

Vetëm 30 vitet e fundit shqiptarët kuptuan se një ditë në vit fundja mund t’i kushtohet dashurisë, qoftë dhe në mënyrë simbolike e pa shumë shpenzime.

Por si ka evoluar Shën Valentini në realitetin e sotëm?

E doni shqip: Në një mënyrë krejt komerciale, ashtu si dhe Krishtlindjet, ajo është një ditë shopping-u. Mund ta fillosh ditën duke shpenzuar 3-mijë lekë për një lule, të cilën do t’ia dhurosh partneres, ta vazhdosh me blerje ëmbëlsirash, për të vazhduar me bizhu floriri e gurë diamanti, e deri çeku për darkën romantike bashkë me çelësat e dhomës së hotelit. Ka ca që të gjithë këtë shpenzim e përballojnë me dinjitet. Por shumë të tjerë kur ngrihen të nesërmen në mëngjes, si janë shfryrë nga epshet e u ka dalë vera e kuqe, e shohin veten me brekë e kanotiere…, jo vetëm në atë kuptim se e mendoni si version të parë, por dhe të zhytur në borxhe.

Padyshim, për dashurinë duhej një ditë e veçantë, për të mos i shkuar deri në fund mohimit që i është bërë kësaj dite, atëherë kur ishim të përfshirë nga revolucioni kulturor.

Shën Valentini është një festë e vjetër. Njihet prej kohës kur Perandoria Romake ende nuk e kishte marrë rrokullimën. Një prift katolik, i cili bashkonte në martesë çiftet e të dashuruarve, atëherë kur ishte e ndaluar një gjë e tillë, u martirizua. Por bota njeh dhe plot martirë të dashurisë, Romeo e Zhuljeta, Ema Bovari, Ana Karenina… Nuk ka rëndësi se janë personazhe letrarë. Jeta e përditshme na ofron raste tipike, madje dhe të tjera që i tejkalon ato.

Por kjo është një ditë për t’u kujtuar njerëzve, dashurinë. Sepse jeta pa të do të ishte shumë më e ashpër dhe e pakuptimtë.

Të fundit

E nxjerr zvarrë nga makina dhe e godet me grushte/ Sherr mes vajzave tek Currilat në Durrës (VIDEO)

Një skenë, e cila nuk është shkëputur nga asnjë film aksion, është filmuar në zonën e Currilave në Durrës....

Rama publikon letrën drejtuar Ahmet Zogut: Vetëm ne e mbajtëm premtimin për rrugën e Lumit të Vlorës

Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, duket se po bëhet realitet. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar...

Balla takim me banorët në Stravaj: Mandati i ri nevojitet për të transformuar Shqipërinë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Stravaj në Prrenjas. Në fjalën e tij...

E reja nga Kamza denoncon dhunën e tmerrshme të bashkëshortit: Më goditi me grushta në kokë derisa më ra të fikët

Ajo refuzoi që t’u bindej urdhërave të tij. Por urdhëri i tij nuk ishte një kërkesë normale, në një familje normale dhe për një...

Mund të sjellë ndryshimin historik/ Ilaçi i ri për trajtimin e tumorit të trurit

Dy persona me kancer të avancuar të trurit i janë përgjigjur mirë një prove të vogël të një kombinimi eksperimental të ilaçeve kimioterapike dhe...

Lajme të tjera

Web TV