Sulm për shkak të detyrës, ja sa kompensohen zjarrfikësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësi me gradë i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin përfiton ndihmë të menjëhershme financiare në rastet kur prona e luajtshme apo e paluajtshme i është dëmtuar si pasojë e veprës penale, të kryer në dëm të tij për shkak të detyrës dhe për rastin është referuar në prokurori. Punonjësi, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës së luajtshme apo paluajtshme për shkak të detyrës, përfiton ndihmë të menjëhershme financiare në masën 100 % të vlerës së pronës së dëmtuar, por jo më shumë se 1 000 000  lekë. Vendimi është marrë në Këshillin e Ministrave ku përcatkohet se për të përfituar ndihmë të menjëhershme financiare, punonjësi duhet të disponojë titull pronësie, bashkëpronësie apo dokument që vërteton procesin e legalizimit të pronës së dëmtuar.

Punonjësit i jepet ndihmë e menjëhershme financiare, sipas këtij vendimi, vetëm në rast se nuk ka përfituar dëmshpërblim nga shoqëritë e sigurimit, sipas legjislacionit për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit.  Për përfitimin e ndihmës së menjëhershme financiare, punonjësi paraqet kërkesë zyrtarisht pranë kryetarit të bashkisë përkatëse, shoqëruar nga dokumentacioni që kërkohet sipas këtij vendimi.  Kryetari i bashkisë përkatëse urdhëron, brenda 5 (pesë) ditëve nga paraqitja e kërkesës së punonjësit, ngritjen e Komisionit të Verifikimit të Faktit dhe Vlerësimin e Dëmit, në vijim Komisioni, në përbërje të të cilit duhet të ketë edhe specialistë të vlerësimit të pronave të luajtshme apo të paluajtshme.

Komisioni verifikon faktin e dëmtimit të pronës, sipas pikës 1, të këtij vendimi, bën vlerësimin e dëmit të shkaktuar dhe i paraqet kryetarit të bashkisë, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga miratimi i urdhrit për ngritjen e tij, dokumentacionin, si më poshtë vijon:

  1. a) Procesverbal i cili duhet të përmbajë rekomandimet përkatëse;
  2. b) Kërkesën me shkrim të punonjësit të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin;
  3. c) Kopje të njësuar me origjinalin të shkresës për referim të veprës penale në prokurori;
Lexo edhe :  Denaj: Me garancinë sovrane rrisim mundësinë e financimit për sektorin e bujqësisë

ç) Dokumentacioni që provon titullin e pronësisë, bashkëpronësisë, apo procesin e legalizimit, mbi pronën e dëmtuar;

  1. d) Çdo dokument i administruar nga Komisioni.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV