Hakerët iranianë, të përkrahur nga qeveria, kanë shënjestruar universitete në Evropë, në Shtetet e Bashkuara dhe Australi në muajt e fundit, ka thënë kompania, PricewaterhouseCoopers, sipas transmetuesit holandez, NOS.
Hakerët kanë tentuar të vjedhin literaturë akademike dhe materiale për ligjërim.
Aty nuk është përmendur nëse kanë qenë të suksesshme përpjekjet për të fituar qasje në kompjuterët e tre universiteteve holandeze dhe një institucioni tjetër të lartë.
Një vit më parë, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar nëntë shtetas iranianë për përfshirjen e tyre të supozuar në një skemë të gjerë të hakimit dhe vjedhjes së pronës intelektuale.
Departamenti amerikan i Thesarit po ashtu ka sanksionuar 10 individë dhe një kompani iraniane, për hakim të qindra universiteteve në emër të Gardës Revolucionare Islamike.
Teherani kundërshton akuzat, duke i cilësuar të rreme.
“Ne mund ta shohim nga infrastruktura që përdorin se grupi i njëjtë i sulmuesve është ende aktiv”, është cituar të ketë thënë Gerwin Naber nga PricewaterhouseCoopers./rel