Vdekja e Kacifas, Prokuroria: Hetimet vazhdojnë, s’kemi dalë në konkluzion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja e vdekjes së Kostandinos Kacifas, shtetasi shqiptar nga minoriteti, vijon të jenë në fazën e hetimeve paraprake dhe prokuroria nuk ka dalë ende në asnjë konkluzion ndryshe nga çfarë pretendohet në lajmet e bëra publike në disa media.

Kostandinos Kacifas humbi jetën më 28 tetor të vitit 2018 në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi në drejtim të policisë shqiptare.

Ngjarja e rëndë u shënuar më 28 tetor të 2018 ku në fshatin Bularat festohej dita e dëshmorëve të Greqisë. Kostandinos Kacifa me anë të një kallashnikovi të modifikuar edhe me dylbi, qëlloi mbi efektivët e policisë që ishin në zonë për mbarëvajtjen e ceremonisë. Ndërkohë pasi kësaj ngjarje u thirr për ndihmë reparti RENEA ku pas disa orësh ndjekje dhe shkëmbi zjarri, u njoftua se Kostandionos Kacifa mbeti i vrarë. Kjo ngjarje për një kohë solli edhe tensione politike mes dy shteteve, ndërkohë familja e Kacifas vijon të hedhë akuza mbi RENEA-n për vrasjen e djalit të tyre.

Në media u raportua sot se Kostandinos Kacifas nuk është vrarë nga forcat RENEA por është vetëvrarë, madje “me dy plumba”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër në një reagim sqaron se “Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas.

Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal“.

Lexo edhe :  Lindi foshnjën 4 ditë më parë, ndërron jetë e reja në maternitetin 'Koço Gliozheni'

Drejtuesi i prokurorisë, Julian Çafka, nënvizon se çdo informacion i publikuar në media, pa  ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale.

 

 


Të fundit

Stuhia e dëborës godet SHBA, anulohen 1400 fluturime

Më shumë se 1,400 fluturime u anuluan ditën e sotme në SHBA pasi një stuhi dëbore goditi shtetet nga...

Pamje të frikshme/ Orteku i borës merr para skiatorët, viktima dhe të plagosur

Dy skiatorë kanë vdekur dhe 19 tjerë për pak minuta kanë ngecur të ngujuar nën dëborë, pasi një ortek goditi resortin e njohur në...

Vrau 3 pensionistë/ Arrestohet në Gjermani serbi, i gjurmonte viktimat në supermarkete

Sot, ndodhi vrasja e tretë e një pensionisti në qytet. I dyshuari kryesor është arrestuar. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar serb i paidentifikuar me...

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj...

Bullgaria nis ndërtimin e tubacionit që do të transportojë gaz natyror në Serbi

Bullgaria ka nisur sot ndërtimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror  në Serbi, dhe do të rrisë sigurinë e furnizimit në...

Lajme të tjera

Web TV