4 pyetje të cilave askush nuk u jep dot përgjigje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkenca nuk i ka të gjitha përgjigjet. Ka disa pyetje që ajo duhet t’u japë një përgjigje.

Vlen të kujtohet se asnjë shkencë nuk pretendon të jetë përgjigja përfundimtare për asgjë. Shpallja e ‘një të vërtete’ është shenjë dalluese e besimit, jo arsyetim i bazuar në prova.

Çdo studim shkencor, apo arsyetim, është vetëm përgjigja e bazuar në atë që dihet deri më tani. Sidoqoftë këto janë disa nga pyetjet për të cilat kemi nevojë për më shumë qartësim:

1. A jemi vetëm në Univers?

Shanset janë, duke pasur parasysh madhësinë e madhe të universit, dhe numrin e pafund të trupave qiellorë që fluturojnë përreth dhe numrin e pafund të sistemeve diellore, ne mos të jemi vetëm. Megjithatë, deri më tani nuk është gjetur asgjë. është e mundur që në Toka të shënohet jeta e parë në univers, pasi çdo gjë duhet të fillojë diku.

2.Pse njerëzit shohin ëndrra?

Në vitin 1953 dy shkencëtarë vëzhguan një lidhje midis ‘lëvizjes së shpejtë të syve’ gjatë gjumit dhe të pasurit ëndrra të gjalla dhe të paharrueshme. U sugjerua se kur shihnim ëndrra nuk ishim në gjumë pasi aktiviteti i trurit kur jemi duke parë ëndrra është i ngjashëm me aktivitetin e trurit kur jemi zgjuar.

Megjithatë, një përgjigje përfundimtare për këtë mbetet e pakapshme.

3. Çfarë ka në anën tjetër të vrimës së zezë?

Ky problem i veçantë është trajtuar në librin e Andre Deutsch “Pyetjet më të mëdha në shkencë”. Duke shkruar për “The Guardian”, Deutsch sugjeroi se problemi me teoritë për vrimën e zezë është shkëputja e teorive mes fizikës relative dhe kuantike të Ajnshtajnit. Sipas tij vrima e zezë do “të hajë vetveten” duke krijuar homogjenitet. Fizika kuantike nga ana tjetër nuk e lejon këtë gjë.

Lexo edhe :  5 ditë punë, 2 ditë pushim? Çfarë të bëni që të mos jetoni duke pritur fundjavën

Ajo që kuptojmë nga relativiteti i përgjithshëm rreth vrimës së zezë, është se ajo mund të thithë gjithçka që i afrohet, por nuk mund të lëshojë asgjë.

Por mekanika kuantike nuk lejon që një objekt i tillë të ekzistojë.

Papajtueshmëria e këtyre degëve të shkencës do të thotë që ne nuk kemi mjete për të gjetur përgjigjen për gropën e zezë.

4. Si funksionon graviteti?

Ne e dimë që sa më e madhe të jetë diçka në masë, aq më shumë mund të tërheqë objektet në orbitën e saj. Sa i përket pse, nuk nuk gjendet një përgjigje e vërtetë. Nuk është e qartë se çfarë i mban atomet së bashku kur ajo forcë duket ndryshe nga graviteti. Çfarë është edhe graviteti – a është ajo një grimcë?

Problemi i gravitetit në fizikë, luan një rol në problemin e vrimës së zezë./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:The Indipendent

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV