PD denoncon 50 rrugët e harruara nga Bashkia e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike denoncoi sot gjendjen e rrugëve të Tiranës. Përmes një postimi në facebook, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa tha se në të paktën 50 rrugë të 11 njësive administrative “gjendja është e mjeruar”.

Sipas Zhupës, Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar dhe rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët.

“Në një vëzhgim të thjeshtë në rrugët e njësive qëndrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin te kuptosh gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore. 50 rrugë të evidentuara me foto në një gjendje të mjerueshme në 11 njësitë qëndrore të Tiranës.  Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat”- shkruan Zhupa.

“Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banor edhe asnjë nuk ka interes të investoj. Mjafton të ecësh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecesh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara.

Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës.  Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët  e Tiranës.”-përfundon postimin e saj zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV