SHBA paralajmëron aleatët: Rrjeti kinez 5G, kërcënim serioz për NATO-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar aleatët e tyre, se përdorimi i Huaweit kinez 5G vendos në rrezik Aleancën e Atlantikut të Veriut. Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka akuzuar Kinën për spiunazh përmes rrjetit 5G.

Duke folur në Konferencën për Sigurinë në Munih, Pompeo është shprehur se ata që shprehen se NATO ka ‘vdekur’ janë duke e ekzagjeruar ndërsa theksoi se Perëndimi është duke fituar gjithnjë ndaj aktorëve të tjerë si Kina dhe Rusia.

Gjithashtu, edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Mark Esper i druhet një spiunazhi të mundshëm nga ana e Kinës përmes rrjetit 5G, i cili mund të jetë një armë e fortë në duart e shërbimeve sekrete kineze për të spiunuar Evropën dhe për të shtënë në dorë informacione të një rëndësie të lartë duke kërcënuar vetë NATO-n.

Kjo përfundimisht mund të jetë një kërcënim për Aleancën ushtarake më të suksesshme në histori. Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Kinën, rivalin e saj të madh në luftën tregtare. Tani rrezikohemi nga spiunazhi”, tha Esper.

Sipas shefit të Pentagonit, “partia Komuniste Kineze po ecën me shpejtësi në drejtimin e gabuar me praktika ekonomike grabitqare dhe po bëhet edhe më agresive në aspektin ushtarak”. /Fjala.al/

Të fundit

Ju prezantojmë 5 produktet që nuk e njofin afatin kohor

Mund të qëndrojnë prej vitesh në dollapin tuaj dhe sërish mund t’i konsumoni. Cilat janë pesë nga produktet kryesore...

PS ‘afron’ miratimin e marrëveshjes së emigrantëve

Marrëveshja për emigrantët do të miratohet në seancën plenare të kësaj jave, më 14 dhjetor. Ky është një nga pikat e diskutuara në mbledhjen e...

Rama i ashpër me socialistët: Doni t’ju çoj në zgjedhje të parakohshme?

Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, bëjnë me dije se takimi ka nisur me kritikat e kryeministrit Rama në adresë të ligjvënësve...

Bizhutë më te çmuara në botë, fuqia monetare që qëndron mbi shkëlqimin e tyre

Diamanti rozë dhe diamanti i bardhë janë dy lloje të ndryshme të diamantëve, të cilat dallohen nga ngjyra e tyre, por përveç kësaj ka...

Punët më të mira për njerëzit që vuajnë nga depresioni!

Trupi jonë prodhon kortizol kur jemi të stresuar dhe ky hormon ka funksione të ndryshme. Më saktësisht e mirëmban hemostazën e trupit, rregullon shtypjen...

Lajme të tjera

Web TV