Çështja “Kacifas”, Dervishi: Kryeministri foli pa pritur ekspertizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë u publikua ekspertiza mjeko-ligjore, që hedh dritë mbi vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat. Gazetari Ferdinand Dervishi tregoi se fakti që kryeministri Edi Rama deklaroi në atë kohë se Kacifas u vra nga RENEA, bëri që ekspertiza mjeko-ligjore të mbahej e fshehtë.

Mesa kemi kuptuar, gjithë problemi ka lindur nga një i forcave RENEA që iu krijua përshtypja atë ditë se pa një gjë që lëvizte në largësi, e qëlloi dhe ai u rrëzua.

Me këtë dëshmi, besoj i ka kaluar drejtorit të Policisë, bashkë me lajmin se ai është vrarë. Dikush i çoi lajmin drejtuesve të Policisë se ai është vrarë.

Këtë lajm e mori Kryeministri dhe tha; u vra, e vrau RENEA. Është shumë e çuditshme, për këtë ngjarje reagoi dhe Berisha që tha; prisni ekspertizën.

Kur Kryeminsitri del dhe thotë u vra, nuk kthehet më mbrapa. Por do ishte e ndershme të ktheheshim mbrapa. Kjo është arsyeja pse mbahet e fshehtë autopsia”, tha Dervishi në emisionin “360 Gradë”.

Të fundit

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

Lajme të tjera

Web TV