E rrallë në Vlorë/ Trafiku i drogës nga deti, tashmë edhe me makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tri makina janë gjetur mes dallgëve të detit në zonën e Plazhit të Vjetër mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar, teksa pranë tyre ishte edhe një skaf me leje me një motor. Pas sinjalizimit mbërritën agjentët e policisë së Vlorës që nxorën makinat, njëra prej tyre me karel dhe sekuestruan skafin që ishte pranë atyre.

Policia ka marrë në pyetje njërin nga drejtuesit e fuoristradave, i cili është shprehur se po tentonin që të fusnin në lundrim mjetin për peshkim, por makina ngeci në rërë dhe e tërhoqi ujë, ndërsa më pas të njëjtin fat patën edhe dy të tjerat. Megjithatë policia vijon hetimet dhe ndërkohë janë marrë në pyetje edhe një sërë personash të tjerë.

Në fakt kanë qenë persona të rastësishëm që kanë shquar makinat e mbetura në det teksa kishin dalë për vrap mëngjesi, ndërsa bëhet me dije se dyshimet bien mbi një trafik të mundshëm droge. Policia dhe prokuroria po hetojnë në disa pista ndërkohë ka dyshime se mund të jetë nisur ndonjë ngarkesë për në Itali, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur e pa nisur për shkak të prishjes së skafit. Dyshohet që mjetet hynë në det për të nxjerrë mallin e mbetur aty ndërsa ende nuk dihet se çfarë ideje kanë patur të zotët e tyre teksa kanë marrë tri fuoristrada dhe i kanë hedhur në det bashkë me skafin.

Vetëm pak ditë më parë afër të njëjtit vend u gjet një tjetër mjet i braktisur ndërkohë që policia doli zyrtarisht duke treguar se skafi i kishte ikur policisë dhe se nuk dihej se si kishte mbërritur aty.  Madje u tha se ishin ndjekur dy skafe por njëri humbi sot e asaj dite, edhe pse OFL gjendet në terren prej më shumë se dy javësh bashkë me një sërë policish për të luftuar krimin dhe trafiqet! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV