Fondi 1.15 mld euro, Malaj: Ja sfidat kryesore të menaxhimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë dhe financave Arben Malaj flet për sfidat që ka Shqipëria pasi siguroi fondet për rindërtimin.

BE dha një mesazh që i mungon Ballkanit; Europa është këtu, e organizuar në bazë të solidaritetit, ju jeni pjesa jonë. Shuma e arkëtuar, duhet vlerësuar donatorët por dhe Kryeministri. Zakonisht nuk arrihet shuma e kërkuar në konferenca e donatorëve. Është arritur të merren 400 milionë euro grante.

Shifra është më e madhe se nevoja. Gjithçka është pjesa e implemtimit. Ndërtimi i shtëpive është rreth 600 milionë euro. Sfida do të mbetet përgjegjësia në implementim dhe transparenca. Donatorët janë optimistë në fillim. Problemi do të nisë pasi vende të ndryshme kanë probleme të ndryshme. Puna më e vështirë do të jetë përdorimi efektivë i ndihmës. Strehimi është problemi kryesor, shëndetësia, arsimi, furnizimi me ujë etj.

Ka probleme me të papunët, ka probleme me njerëzit që kanë humbur bizneset. Në këtë aspekt, sapo shifra të deklarohet, qeveria do të duhet të qartësojë procedurat e çdo donatori. Do duhet të përputhen prioritetet e rindërtimit me ato që kanë donatorët. Vende të ndryshme kanë përcaktuar prioritete të ndryshme. Koordinimi i donatorëve është një proces jo i lehtë.

Stabiliteti i financave publike nuk cenohet, pasi janë garantuar 400 milionë euro grante. Këto janë para që futen në ekonomi. Me këto para ekonomia shqiptare mund të ringrihet. Nëse rritja ekonomike do rritet sa duhet, do kompesojë edhe këtë deficit të vitit të kaluar”, tha Arben Malaj në studion e Ora New.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV