Lista/ Nga rekordi i Francës te simbolika e Luksemburgut, sa dhuruan shtetet e Evropës për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej çdo parashikimi, në Konferencën e Donatorëve u arrit të mblidheshin 1.15 miliard euro për zonat e dëmtuara në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë konferencë ishte Franca shteti i Bashkimit Evropian që vendosi rekordin sa i përket donacionit të dhënë për vendin tonë, me plot 100 milionë euro. Kjo shifër u tejkalua vetëm nga Bashkimi Evropian, që dhuroi 115 milionë euro.

Italia njoftoi se do të vendosë në dispozicion të Shqipërisë 65 milionë euro, ndërsa Gjermania dha 11 milionë euro. Luksemburgu ishte shteti i BE-së që dhuroi shifrën më simbolike, me 150 mijë euro.

Sa i përket shteteve të tjera në Evropë, jo anëtare të BE-së, ishte Turqia që vendosi rekordin me 46 milionë euro, e ndjekur nga Zvicra me 9 milionë euro.

Në Ballkanin Perëndimor, Serbia dhuroi 2 milionë euro për Shqipërinë.

Fjala.al ka përpunuar një hartë me shtetet e BE-së dhe të Evropës që kontribuan për vendin tonë në këtë konferencë.

-Sheikët e Emirateve dhe të Katarit bëjnë me dije shifrat, sa i dhurojnë Shqipërisë

Lista

Bashkimi Evropian: 115 milionë euro

Shtetet anëtare

Franca: 100 milionë euro

Italia: 65 milionë euro

Gjermania: 11 milionë euro

Suedia: 5.6 milionë euro

Holanda: 3 milionë euro

Polonia: 2.7 milionë euro

Danimarka: 2.7 milionë euro

Greqia: 2.5 milionë euro

Rumania: 2 milionë euro

Austria: 1 milion euro

Kroacia: 1 milion euro

Hungaria: 750 mijë euro

Çekia: 380 mijë euro

Sllovenia: 300 mijë euro

Finlanda: 300 mijë euro

Spanja: 225 mijë euro

Bullgaria: 220 mijë euro

Sllovakia: 200 mijë euro

Luksemburgu: 150 mijë euro

Shtetet e tjera

Turqia: 46 milionë euro

Zvicra: 9 milionë euro

Serbia: 2 milionë euro

Norvegjia: 5 milionë krone

Lexo edhe :  Siguria ushqimore/ Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet që nga 1 janari 2026!

Mbretëria e Bashkuar: 1 milion paund

Mali i Zi: 750 mijë euro

Kosova: 500+200= 700 mijë euro

Bosnje-Hercegovina: 100 mijë marka

Lihtenshtajni: 50 mijë euro

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV