Universitetit të Tiranës i duhen 7.5 mln lekë bileta avioni për 2020-n!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Universiteti i Tiranës mbi trefishon buxhetin për bileta avioni për udhëtime jashtë vendit të Rektoratit dhe 7 dekanëve për vitin 2020. Në dokumentin e bërë publik që ka siguruar Administratori i Universitetit të Tiranës Skerdi Dafa, parashikon për vitin 2020 mbi 75 milionë lekë të vjetra shpenzime vetëm për bileta avioni. Në relacionin që administratori i paraqet kreut të senatit të Universitet të Tiranës zbardh edhe fondin që universiteti shpenzoi përgjatë 2019-s. Sipas këtij dokumenti, në vitin 2019 fondi për shpenzimet për bileta avioni kap shifrat e 21 milionë lekëve të vjetra, fonde këto që janë shpenzuar edhe pse universiteti nuk ka pedagogë të huaj, apo pedagogë shqiptarë që financohen për të dhënë mësim jashtë vendit.

Në listën e shpenzimeve sipas fakulteteve për 2019 më së shumti evidentohet Fakulteti i Shkencave të Natyrës i cili kap vlerën e 13 milionë lekë të vjetra shpenzime, shumë kjo që për 2020 shkon thuajse dyfish, 23 milionë lekë. Administratori i universitetit të Tiranës kërkon të marrë miratimin e senatit të Tiranës për fondin prej 75 milionë lekë të vjetra pa shpjeguar se cilat janë arsyet që krahasuar me një vit më parë ky buxhet mbi trefishohet.

Vlen për t’u theksuar se këto fonde biletash për udhëtime nuk përdoren për bashkëpunimet që mund të krijohen për ta çuar në një tjetër stad kërkimin shkencor në këtë universitet i cili në vite lë për të dëshiruar dhe nuk parashikohen as për përdorim për studime doktorale. Gjithsesi Senati i Universitetit të Tiranës ende nuk e ka miratuar këtë shumë parash të konsiderueshme.

Universiteti i Tiranës shpesh ka qenë nën akuza edhe vitin e shkuar nga studentët për shpenzime të larta për kompani sigurimi të ruajtjes së objekteve dhe blerje të makinave për zyrtarët e këtij institucione. Universiteti i Tiranës prej disa vitesh ndodhet thuajse në kolaps pas përplasjes se një pjese të dekanëve me rektorin Mynyr Koni. Ndërsa ministria e Arsimit kërkoi shkarkimin e tij për një sërë shkeljesh, kërkesë kjo që u refuzua nga Presidenti Ilir Meta./Fala.al/

Lexo edhe :  Balla në Qukës-Skënderbe: Edi Rama është pengesa e fundit që mbron Shqipërinë nga pengmarrja e Saliut dhe Metës

 

Të fundit

“Koha t’i japim fund luftës më të gjatë”/ Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë tërheqjen e...

“6 persona me shkopinj bejsbolli erdhën drejt meje”/ Zbardhet dëshmia e policit në Mamurras

Askush nuk i identifikon me emra të përveçëm të dyshuarit e familjes Fufi në Mamurras, tre prej të cilëve përfunduan në pranga për sulmin...

Manastirliu jep lajmin e mirë: Shqipëria siguron 50,000 vaksina “Sputnik V”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se Shqipëria ka siguruar marrëveshjen për të marrë 50.000 vaksina Sputnik V të Rusisë. “Shqipëria siguron marrëveshjen...

Rama poston dy foto nga takimet elektorale të PS dhe PD: Pa koment

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy foto nga takimi elektoral i PS dhe PD në Dibër dhe Paskuqan të zhvilluar ditën e sotme. “Pa koment”,...

Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sot ishte e pranishme në...

Lajme të tjera

Web TV