Gaz Bardhi: Kryebashkiaku socialist i dënuar për vrasje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të denoncimeve të Partisë Demokratike për kryebashkiakët socialistë me të shkuar të errët apo kriminale, sot i është shtuar listës një tjetër kryetar bashkie.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazmend Bardhi ka denoncuar një rast sipas të cilit një kryebashkiak socialist është dënuar për vrasje.

Sipas Bardhit, opozita ka në proces verifikimi 12 kandidatë për bashki dhe kryebashkiakë socialistë.

Kemi në proces rishikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës. Jemi duke pritur dokumentacionet që vërtetojnë krimet që ata kanë kryer. Nuk është detyra jonë të verifikojmë që x kandidat ose kryetar i pranishëm, ka qenë i dënuar dhe ka gënjyer në formularët e dekriminalizimit. Çdo person me rekorde kriminale është zbuluar nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga hetimet tona. 12 socialistë kemi aktualisht në proces verifikimi. Sapo marrim dhe provojmë me dokumentacion se të dhënat që kemi siguruar rezultojnë të vërteta, i publikojmë”, u shpreh ai në emisionin “Mbrëmje në Abc”.

Bardhi denoncoi rastin duke thënë se kryetari i një bashkie të rëndësishme është dënuar në një nga vendet e Bashkimit Evropian për vrasje. Por ai nuk preferoi të zbulojë emrin për momentin.

Në një rast një person është i dyshuar pasi në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, theksoi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV